Header Ads

Besniku i NRG Band ne gjyq per marredhenie me nje te mitur


Ne fillim u komentua si nje thashethem,por tashme duket se e gjithe kjo histori ka marre nje forme me serioze pasi javen e shkuar Besnik Caka kengetari i grupit NRG Band eshte thirrur dhe paraqitur ne Gjykaten e Prishtines nen akuzen per marredhenie me nje te mitur. Se bashku me Caken jane thirrur ne gjykate nen te njejten akuze dhe shtate persona te tjere te cilet ne periudha te ndryshme kane shfrytezuar seksualisht te mituren, emri i te ciles nuk u publikua nga prokuroria. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 2008 ne nje motel prane Prishtines ku sipas akuzes Besnik Cana ka kryer marredhenie me te mituren dhe pse ka qene ne dijeni per moshen e saj 16 vjecare. Akuza gjithashtu ka bere te ditur se vajza ka shkuar me deshire dhe nuk eshte perdorur force, nderkohe qe vete Besniku e ka mohuar te kete kryer marredhenie me te mituren. Ai eshte paraqitur ne gjykate ne nje seance 15 minuteshe dhe me pas eshte larguar ne gjendje te lire. Neve ngjarja na duket pak e cuditshme, duke pasur parasysh qe ka ndodhur rreth 4 vjete me pare. Perse i kushtohet vemendje tani dhe nuk eshte denoncuar qe atehere? Sikur e gjitha te ishte e vertete si do e vertetojne? Pervese po te kene ndonje video apo audio ku Besniku permend moshen e te mitures, perndryshe...pa lidhje. Ne urojme qe te mos jete e vertete. E kush mund ta kish menduar?

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.