Header Ads

TopFest! La gente esta muy loca.... WTF !!!




Tashmë është bërë e zakonshme që pas përfundimit të çdo festivali apo ceremonie çmimesh,të lexosh komente pa fund sesi ishte apo duhej te ishte,çfarë u bë gabim e çfarë duhej të ish bërë më mirë.E di! Shumë e bezdisshme ti lexosh! Sidomos për organizatorët dhe pjesmarrësit të cilit nën atmosferën gëzuese të momentit ndryshe nga teleshikuesit nuk i shohin gabimet e njëpasnjëshme,ndaj dhe të habitur të vështrojnë sikur "Po këta çfarë patën?" Me këtë rast dhe ne duhet të shpjegojmë për të 100 herë se gjithmonë që kritikojmë apo vëmë re diçka të papëlqyeshme nga një aktivitet, këtë e bëjmë 'si një mik që ju do të mirë' ose thjesht, sepse na erdhi pak inat që shpenzuam dy orë para ekranit për të pritur superin,madhështoren,të mrekullueshmen,të paarritshmen etj etj etj e për të gjetur ...vazhdo lexo shkrimin.

Që TopChannel ja ka varur TopFestit kjo as nuk diskutohet (Rrofsh The Voice) ,por të lind pyetja se përse atëhere shkojë dhe harxhohen për të ndërtuar tre skena? Jo se skenografia ishte keq, biles në të treja rastet ishte mbresëlënëse, pavarsisht se nuk ka as funksionin më elimentar - atë të vënies në dukje të interpretuesit - por sërisht mua më pëlqeu realizimi. Si qiri do rri të tretem...dabadabadammmm

Ajo çka nuk më pëlqeu ishte ç'orientimi i atyre që hynin e dilnin në skenë. Pastaj filluan të na dilnin të gjithë nga poshtë e më pas të na ngriheshin të gjithë lartë.OK! MTV Awards (e cila ironikisht mbahej në të njëjtën natë në Sh.B.A) ky spektakël nuk është,po përse tjerrin elemente kot? Them nuk është,pasi mjafton ti hedhësh një sy kategorive që ndryshojnë pothuajse çdo vit dhe hutohesh apo nuk kishin ndryshuar? Eh! Kush e vuri re! Pse duhej? Prezantuesit të veshur bukur,të bukur marshalla Jezel Jezel! ama kur fillonin me batutat ...bllajk! E para ishin pa lidhje "Më kritikoi mua kjo për këpucët hahahhaha " o sa për të qeshur mi mamiiiii përtok rashë! "U shitën biletat tak fak...si tha një shoku im nga Vlora.." e kush ishte ai shoku Agron Llaka? Hajt na gudulis! Shaka se u shitën biletat shpejt! Po si ti thuash njerzve qe do vij Rita Ora, normale hahhahaha.Rita tu bë pushim se ka një muaj që i bie botës përqark.E kshu! Janë të tre drejtues të mirë apo siç do thoshte Albana kanë potencial, vetëm se duan një që ti rri me elektroshok nga mbrapa e sa herë ja këpusin ndonjë nga truri i tyre ti shokojnë.Ai po që do ishte spektakël!

-Në këtë moment unë po mendoja - bzzzzzzzzzz AAAAAAAAAAA përtok!

Bukur eh? Hahahhahahaha!

Eeeee ne themi kshuuu nga qe ju kemi zili hahhahahahhaa. Po po, nga Kamza bjeri!


Gjë e mirë, shyqyr këtë herë festivali ishte më i shkurtër, gjë e keqe shkurtoi nga finalja shumë këngë të cilat u pëlqyen nga publiku. Organizatorët përveç anës prrrofesioniste duhet të hedhin dhe një sy nga preferencat e publikut dhe shtypit se publiku blen e shtypi shkruan e po nuk u kënaqëm neve të tjerët s'kanë rëndësi hiç. Po organizatorët jo që nuk e menduan këtë,por as e tundën të njoftonin konkurentët nëse ishin futur në gjysëm finale apo finale etj etj. Respekt! Janë mësuar këta tanët me përçmime. Ja të bëjme një TopShoë tani, për industrinë e muzikës dhe si nuk respektohen këngëtarët lol. Kejsi Tola kishte këngë shuuuumë të bukur, Ylli Limani,Denis Kraja dhe Gerard Merdani, Ronela Hajati, Vjosa Selmani,Gent Bushpepa ...nuk duhej të ishin lënë jashtë finales. Akoma s'më besohet që lanë Kejsin jashtë finales!!! Ajo kishte një ndër këngët më të bukura të këtij festivali! Në lidhje me çmimin e madh unë vazhdoj të jem i idesë që ky festival do mbahet mend me Argjentina Ramosaj dhe "Si shiu". Po përderisa juria dhe publiku paska votuar Elhaida Danin ne e respektojmë vendimin e tyre dhe i urojmë suksese të mëtejshme,sepse Elhaida është një këngëtare shumë e mirë e këtë do ta provojë sërisht gjatë këtij viti me këngë të bukura.

Emri që u përmend më shpesh në festival ishte ai i Florit, çka bëri të fillonin komentet e llojit Flori Fest blla blla blla. Po pse Flori e ka fajin që këngët e tij dolën në finale? Ai bashkëpunoi me këngëtarët më të suksesshëm, solli si gjithmonë hite dhe...A dëgjohet "Mamica" kudo? A ju pëlqeu "Fishekzjarre", "Per mua je dashuri ", "Si shiu" ? Po atëherë? Në këtë festival konkuruan gati 100 këngë, nuk është se kishte bërë 50 Flori dhe hopa! Imagjinoni mos të ishin futur dhe këto këngë në finale? TMERR! Hahahahahaha!


Sa mirë me qënë...ueeeeeeeee

Momenti më idiotik i natës ka qënë pershendetja me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë. Sipas vendit dhe kuvendi kanë thënë të vjetrit e ky nuk ishte as njëri as tjetri. Pa pikë lidhje dhe komplet fallco. Flisni shqip e kjo mjafton për të treguar patriotizmin, të tjerat pastaj amon. Best Female...Best Best Best...Le ti mbajnë Bestat për vete kemi tonat neeeeee Shqipëri aaaaaatdhe i dashuuuuuur ne s'të lëëëëmëëëë ty të varfëëëëër lol Ene kshu në lidhje me patriotizmin.


Tani duke qënë se nuk na pëlqyen çmimet e jurisë ne do japim çmimet sipas qejfit tonë. Kështu, sapo na mbërriti zarfi i vulosur me 50% të votave nga tekstet e telefonit Voda dhe 50% nga juria që faktikisht i ka dëgjuar këngët. Hapim zarfin me surpriza të jashtëzakonshme.Gjëndje e emocionuuaaaarrr piiiinggggg piiiingggg pak publicitet dhe rikthehemi sa të ndërroj zarfin se kjo debilja paska sjellë atë me çmimin që kishim vendosur dje.

-Publicitet-

Atëhere fillojmë me çmimet

- Veshja më e mirë - Marina me fustanin e tejdukshëm

- Instrumentisti më i mirë - Bateristi i cili i rezistoi rrepit të Ledjonit

- Spektatorja më e mirë - Albana e cila ishte nën vrojtim total prej Shishit se mos bënte ndonjë atentat,por e ruajti qetësinë deri në fund

- Stonuesi më i mirë- Mamica Mamica - Nuk i vëm faj.Kënga ishte shumë e vështirë. Kështu tha dhe Juliana.

- Batuta më e bukur - Ledjoni - Një shoku im vlonjat më tha - Asnjë shok vlonjat nuk i ka thënë gjë Ledionit,ashtu si dhe Marina s'ka marrë asnjë kritikë nga e motra për këpucët (mirë ja thashë emrin eh?)

- Çmimi i internetit - Kur të më gjeni faqen në internet ku u votua ky çmim jua them se kush e fitoi.

- Gjyqtarja më e mirë - Rona e cila po mendonte - Me tërmend e kanë këta? Unë thashë se u ftova të këndoja?

- Elementi me interesant i mbrëmjes - Makinat që sillnin Vipat dhe ata pas vipave që ja fusnin me vrap.

- Konkuruesit e kategorise Best Hip-Hop dhe Best Alternative - HAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHA

- Momenti egzaltues - Filloi me u luajt R.I.P e publiku kujtoi se erdhi Rita.

- Momenti intrigues - Marina i konfirmon Elhaidës se ka fituar.

- Çmimi i parë - Kristo i X Factor

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.