Header Ads

Capita T publikon "As Gucci as Louis" dhe lancon albumin "Kapo"


Capital T sapo ka publikuar videokengen e re "As Gucci as Louis" e cila ka lançuar dhe albumin e ri te kengetarit me titull "Kapo" te cilin mund ta blini ne iTunes apo ne faqen e e tij zyrtare TrueKapo.com Nuk po mundohem ti bej reklame,por qe prej dites kur albumi doli ne shitje,faqet pirate gjithashtu publikuan per shkarkim ilegal te gjitha kenget e ketij albumi online. Nuk eshte mire! Ja nje a dy, po te gjithe albumin? Ndaj do uroja qe te gjithe ata qe deshirojne ta kene kete album ne arkiven e tyre, blijeni se $5 kushton! Persa i perket albumit eshte i realizuar mire, Capital T shfaqet me i matur,me serioz,me i pjekur dhe pse personalisht do kisha preferuar pak me teper humor ne tekste e kenge, pasi aty Capital shfaqet dhe ne maksimumin e tij. Ne kete album Capital T ka bashkepunuar me Ylli Limani,Flori Mumajesi, 2Po2,Lyrical Son,NRG Bend dhe Dr.Mic . "As Gucci as Louis" me pelqen,ndersa perveç hiteve te njohura te Capital T te publikuara vjet dhe kete vit, ne album do veçoja dhe kenget "Dite e re" (me e preferuara nga ne), "Sonte" dhe "Roll".

Ps. Pas disa te degjuar kengeve, perforcojme mendimin se albumi eshte shume i mire dhe se "Dite e re" eshte nje hit i padiskutueshem!




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.