Header Ads

Aurela Gace publikon albumin "Paraprakisht"


Aurela Gace me ne fund ka hedhur ne treg albumin e ri te titulluar "Paraprakisht" i cili ka nje doze te theksuar folklori dhe pavarsisht se mund te kete "merzitur" nje pjese te fansave te saj qe deshirojne te shikojne nje Aurele me te sofistikuar, ka shume mundesi ti sjelle kengetares me teper fansa te rinj e ta shfaqin ate me interesante ne koncerte. Megjithate, neve na pelqeu albumi i cili ne pergjithesi eshte nje miks interesant dhe folk apo jo, kenget i ka te bukura. Psh. "Shpirt i shpirtit tim" kenga jone me e preferuar e ketij albumi e shpalos Aurelen sic eshte, nje prej kengetareve me te mira ne vend ne cdo centimeter te talentit te saj, nderkohe qe "Ja ke nge" (kenga e rradhes ne treg nga ky album) shpalos nje tjeter ane te saj...Aurelen qe deshiron te defrej ne ritmet verore shqipetare.Pervec hiteve te saj te meparshme si "Origjinale","Tranzit","Feel The Passion", ne albumin prej 11 kengesh do te gjeni dhe surpriza si "Me jep nje hey!" Albumi tashme eshte ne shitje ne iTunes.

Kenget me te mira: Shpirt i shpirtit tim,Tranzit,Origjinale,Ja ke nge.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.