Header Ads

Turistet e huaj: "Qendrojini larg Shqiperise"


Turizmi dhe bukuria natyrore jane dy gjera po aq te kunderta sa edhe te lidhura me njera-tjetren. Ne shpesh kemi degjuar e lexuar ne median e huaj per vlersimet (qe na kane cuditur dhe neve) qe i jane bere Shqiperise si nje vend i domosdoshem per te kaluar pushimet,teksa nga vete shqiptaret degjojme histori te cilat pavarsisht se na bejne te qeshim,tregojne per nje nivel te ulet te sherbimit turistik ne vend. Me kujtohet ketu postimi i njeres ne Facebook qe thoshte se kur ju ankua nje kamarieri ne Vlore se kishin 30 minuta qe prisnin per te porositur ai ju pergjigj "E mire, prit dhe 30 minuta te tjera!" Ne kronikat e lajmeve,videot e YouTube e fotografite e Instagram, Shqiperia duket mahnitese, por cmimet,sherbimi,gjendja ekonomike eshte pak te thuash se le per te deshiruar. Normale qe askush nuk i do lajmet e keqija,por e verteta eshte se pas kamerave,pershtypjet e turisteve te huaj jo vetem qe nuk jane te kendshme,por jane ekstremisht negative.Me poshte ne po ju sjellim disa foto te cilat sjellin pershtypjet e disa turistve te nje anije pushimi e cila ka vizituar nje prej zonave turistike me te famshme ne vend (nuk po e permend emrin ok!). Ne to mesazhi eshte i qarte "Lere jashte (udhetimit) Shqiperine!)", "Anashkalo Shqiperine.Korfuzi do kish qene me mire...","Shqiperia ishte e vetmja qe nuk me pelqeu!".






Turizmi mund te shnderrohet ne biznesin me fitimprures dhe burim jetese per familjet shqiptare,por duket se niveli i ulet shoqeror dhe ekonomik do te bej te ndodh ne vendlindje ajo cka ka ndodhur dhe ne shume vende te tjera;Kompanite e huaja me investime marramendese do te terheqin numrin me te madh te vizitoreve,duke bere qe qytetaret dhe bizneset e tyre te vogla te shuhen njera pas tjetres ne vitet e ardheshme e te perfundojne te gjithe kamarjere ne qendrat e pushimeve te huaja. Mire t'ju behet, se kur ta shesin ujin per Vodka, me cmime qe as ne klubet e Manhatanit nuk eshte aq shtrenjte, cfare ti thuash!

Ps. Ja gjetem dhe nje teme Opinionit lol

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.