Header Ads

Eliza Dushku dhe Capital T ne restorantin Alba ne Boston


Javen qe shkoi restoranti Alba ne Quincy te Bostonit,MA ne Amerike organizoi nje darke per te mbledhur ndihma per dokumentarin e Eliza Dushkut mbi Shqiperine. Mbremja rezultoi e suksesshme dhe Elizes i kane mbetur vetem disa mijra dollare dhe pak dite nga permbushja e buxhetit te kerkuar. Meqe ra fjala, shume prej jush mund te ndihmoni sikur dhe me $40 qe mund te ju ofroje nje bilete ne premieren e dokumentarit ne Nju Jork ose Los Anxhelos! Besoj se eshte e arsyeshme dhe ja vlen. Po te kishte bere nje promovim me te mire Eliza tashme do e kish permbushur kuoten, pasi dihet qe premierat e filmave tane ne Nju Jork te pakten,e mbushin sallen plot e perplote. Me poshte po ju sjellim dhe dy foto nga kjo feste ku Eliza ka pozuar me pronarin e lokalit dhe rreperin Capital T, te cilin e ka uruar per albumin e ri dhe i ka treguar se i pelqen shume.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.