Header Ads

Jammin' the Blues - filmi i famshem qe u drejtua nga Gjon Mili


Ne vitin 1944 nje film me metrazh te shkurter i titulluar "Jammin' the Blues" beri jehone ne kinematografine hollivudiane dhe arriti te nominohej dhe per cmimin Oscar ne kategorine e "Best Short Subject". Si asnjehere tjeter fotografi i njohur shqipetar Gjon Mili, kete here ne rolin e regjizorit mblodhi ne te njejten skene disa prej emrave me te mire te Xhazit te asaj kohe si Lester Young,Harry Edison,Marlowe Morris,Sid Catlett,Archie Savage,Marie Bryant etj per nje interpretim te magjishem duke e vendosur kete film ne bibloteken e klasikeve te kinematografise boterore.Ky film ruhet ne Biblioteken e Kongresit Amerikan per rendesine historike dhe kulturore qe ka, e nderkohe shenon rastin e pare te njohur te nje shqiptari nominuar per cmimin Oscar. Me poshte po ju sjellim nje pjese te ketij filmi te cilin dhe mund ta blini ne dyqanet e internetit.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.