Header Ads

Inva Mula - Dhurate per ditelindje

E di si eshte puna...ne jemi rritur me keto kenge dhe cdo version tjeter behet disi...i pakuptueshem. Jo se versioni i Inves nuk eshte i bukur, thjesht nuk eshte ajo "dhurate" qe ne jemi mesuar ta kendojme per qejf ne cdo ditelindje.Kenga fillon pak si xhaz, kalon ne klasike, per tu nderprere nga nje kor femijesh qe i jep nje nuance gothike e qe prej aty e deri ne fund eshte nje lemsh. Kjo nuk eshte kenge e trishtueshme, eshte kenge festive e Inva e di me mire se kushdo kete, nderkohe qe versioni i saj nuk eshte aspak festiv,perkundrazi te rrenqeth. Ndoshta do kish qene me e udhes qe i gjithe versioni te anonte me teper nga xhazi, pasi mund te kishte dale shume shume here me i bukur. Videoja eshte realizuar bukur. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.