Header Ads

Festivali 51 i Kenges ne RTVSH.Te preferuarit tane.


Besoj te gjithe e mendojne, qe eshte shume e turpshme sesi nga te gjitha festivalet muzikore qe zhvillohen ne trojet shqiptare Festivali i Kenges ne RTVSH ka prurjet me te dobta. Pese minuta larg Kenges Magjike e cila sjell me dhjetra hite, ky festival merr nje hije harrese. Gjate rubrikave te lajmeve ne RTVSH e prezantuan me shume te para te papara te reja te paharrueshme...po po.Mi bejne kronikat si hartime tetevjecareje. Puna e palodhur e perkushtuar e .... ik mi debile.Po pse punet e tjera si jane? Pune e palodhur per te na servirur kumblla te papjekura, na thartuan. OK tani me erdhi kafja e u qetesova. 

Per cfare po flisnim? Festivalin e Kenges mo? Po festivali aaaaaaaaaaaaaaaa ka lezet. Sic ka qene eshte, s'ka ndryshuar fare. Me nxjerr mallin e kohes se komunizmit apo ishim ne socializem atehere? Ne akoma komunizem jemi lol. Komunizem me viza hahahhahaha. E ku ka me bukur se te shikosh Festivalin e Kenges, ku shikon sesi plaket nga viti ne vit Kozma Dushi,Shpetim Sahraci,Alfred Kacinari etj etj. Pale sa qejf e kam ate eksperimentin qe bejne cdo vit ku ftojne dy njerez "cfardo" dhe i testojne nese do bejne dot prezantuesin apo jo. Skeci me gallate ne bote! Lavderojne, lavderojne, lavderojne aq shume sa  te behet fiksim e kur te thote dikush "Sa e mrekullueshme dhurata qe me solle" e shikon njehere e i thua "Po ti po tallesh tani?". Po kenget? Kush kishte vdekur mo aman! Te gjithe beqara apo vejusha jane ne kete festival? Ja nje kenge...ja dhe dy ...ja dhe dhjete...po 20 kenge? Jo o vella ka pas lezet kur kendonin per punen ne fushe e per partine se buciste zeri mbushej skena. Tani kendojne per dashurine qe nuk e njohen kurre.Po nese nuk e njohe c'mi kendon kenge mi moter? Tani eshte bere dhe zakon, pasi dalin skarrco, shkojne justifikohen, se njerzit apo GAZETARET nuk duhet ti gjykojne kaq negativisht, se eshte bere nje pune shume e madhe, shume njerez jane munduar me muaj....Hmmmm O FSHATI NE FESTE! JU PAGUHENI PER ATE PUNE! Ju paguajne dhe prape jeni skarrco.Ju duhet te falenderoni Zotin, qe ka ROB ne bote qe ju marrin ne pune dhe pse jeni skarrco se te ishit ne vend tjeter as qofte nuk do shisnit. Duan dhe t'ju besh Nene Terezen! Keta nuk jane ne terezi! Tmerr! Ok po e mbyll me kaq! Mjafton e?

Persa u perket kengeve.Asgje origjinale.Nuk e keni idene sa veshtire eshte te  perzgjedhesh blozen nga bloza.Po ne ja dolem mbane, sepse fatmiresisht arritem te gjejme dy tre kenge qe na pelqyen. Po si ore vetem nje kenge dance ne festival? Te gjithe tu qajt! Nejse...Keta jane 5 te preferuarit tane:



Kenga e Kejsit ishte shume e bukur.Ka nje ritem shume te lezetshem ne fillim i cili ne riperpunim per Eurovision mund te theksohet disi me teper e ta shnderroj kete kenge ne fantastike! Nese "S'jemi me atje" do te kaloj nga balade na dance do ishte perfekte per Eurovision.Si vije muzikore shume e degjuar vec.


Personalisht, kjo eshte kenga ime e preferuar nga ky festival. Serisht vije muzikore shume e degjuar, por po te perpunohej dhe pak del shume e bukur.


Rezarta dha nje performance pothuajse perfekte.Nga vokali me kujtoi shume Alma Bektashin. Me pelqeu se i kuptohej cdo fjale, e kontrollonte zerin shume mire dhe ishte padyshim vokali me i mire i ketij festivali.Fatkeqsisht kenga eshte shume e zakonshme e ky ishte nga ato rastet kur kengetarja e ben kengen.Mua me pelqeu...shume.


Padyshim, kjo nuk ishte nje prej interpretimeve me te mira te Veses, por te gjitheve ju ndodh nga nje here.Kenga eshte e lezetshme (e vetmja Dance ne festival) me nje refren te kendshem, e cila nese do te perpunohej mund te ishte me e pershtatshmja per Eurovision.



Anjeza e ben sa te lehte kendimin e kesaj kenge.Pati nje prezantim perfekt dhe mori duartrokitjet me te medhaja prej publikut.Kenga eshte shume e zakonshme e nuk di nese do kish sukses ne Eurovision,por ne krahasim me kenget e tjera eshte yll.

Jashte konkurimit:

Nuk na besohet qe lane jashte finales Marselen! WTF!







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.