Header Ads

Nxehen gazetaret.Shperthejne me statuse ne Librin e Syrreterve lol


Dje vertete nuk erdhi fundi i botes,por rradhitja e planeteve padyshim do kete ndikuar qe si asnjehere me pare te bej disa gazetare shqiptare ti sulen Facebook me statuse te nxehura kundrejt gazetareve te tjere.Lemsh ore lemsh!

E gjitha filloi me Iva Ticon e cila botoi nje shkrim tek Mapo per Alketa Vejsiun (LEXOJE KETU) dhe nje interviste qe ajo ka bere ne 2005 me Vace Zelen. Ne kete shkrim, Iva shpjegon qarte perse kjo interviste nuk duhej te ishte kryer nga Alketa, e ne nje menyre i jap te drejte, sepse Alketa eshte me teper prezantuese sesa intervistuese e mire.Gjithsesi, Iva ne perpjekje per ta bere sa me te qarte idene e saj, i ka dhene pak me shume gaz sesa duhet dhe le te themi e ka ofenduar profesionalisht Alketen me shume sec duhej. Ajo e mbyll shkrimin rreth Alketes me fjalet "...Duke harruar qellimin kryesor te intervistes:pyetjet.Pra,fjalen.Te fundit ne listen e gjerave te rendesishme per Alketen dhe te ngjashmet e veta." Ajajajjajajjajaja! 

Nderkohe Alketa pasi ka lexuar shkrimin...le te themi qe jo vetem nuk ka qene e kenaqur, por e ka kthyer kritiken profesionale ne personale qe po na tregon se dicka nuk shkon midis vajzave.Dancing with the Stars po me vjen ndermendje lol. Zakonisht thuhet hekuri rrihet sa eshte i nxehte, por kete here do ishte me mire te numerohej deri ne 10. PO te kishte qene Rovena, do kish thene "Me beri publicitet!", por eshte Alketa, e Alketa beri hartim. Nje "Po ik o goc'!" do kishte mjaftuar lol.

Ka vite qe krye kritike ne gjithcka Iva Tico i jep vetes rendesine qe nuk ka.KA te drejte te gjykoje gjithekend per gjithcka.Do ta vleresoja shume nese do te ishte kritike konstruktive,por cti besh qe vertitet rreth te njejtes teme.Alketa ben gazetaren e deshtuar,Alketa spranon seknaret e askujt,Alketa deshton me X factor,madje Alketa pret femijen e trete,etj etj etj etj...por qe do hidhte balte dhe mbi nje intervsite me Vace Zelen qe une pata privilegjin ta takoja 19 vjec kur drejtoja Kengen e Shekullit,kete s'ma kish marre mendja. Eshte ndoshta intervista e fundit qe Vacja ka dhene 9 vite me pare kur shkova ta takoja ne Zvicer.E takova ne gjendje jo te mire shendetesore qe nuk e ndihmonte aspak zhvillimin e bisedes gazetareske qe pretendonte Iva te shihte 9 vjet me pare. Iva shiko te besh mire punen tende se je shume mediokre ne shkrimet qe realizon.Une ne sektorin e Entertainment ska nevoje te beje gazetaren,roli im eshte te argetoj njerzit.Solla patenten ne Shqiperi se bashku me Veren dhe i dhame me Tv Klan mijra te rinjve te talentuar, nje shans per jeten.Ky eshte misioni im.Gazetarine edhe pse skam bere shkolle gazetarie do te ta tregoj kur te botoj Revisten time.Do te dale shume shpejt ne treg.Po te bej dhe pak reklame se e di qe vuan per kete dhe po ja jap te gjitheve mundesine te ta lexojne shkrimin. Beso ose mos beso "What comes around goes around", dhe energjia negative qe mbart do te te kthehet shume keq ndonjhere.Atehere do kujtosh Alketen dhe teorite e saj mbi energjine Pozitive.



Uaaaaa! Alketa do beka reviste? Nga nje reviste per koke ne Shqiperi.Kush i blen nji here?

Nderkohe ne anen tjeter te Tiranes, nje gazetare te ciles nuk ja dime emrin u zgjua ne mengjes mire e bukur e postoi kete status per Aulona Musten :

"Wow, po shikoj ritransmetimin e Top Show dhe njera nga gazetaret e mediave roze,(vetem gazetare per mua nuk eshte) ka thene "shkatarrim"ne vend te "shkaterrim" mbi dhjete here...Imagjinoni, ku ka perfunduar gazetaria e shkruar shqiptare...Miremengjesi..."

Hahahahhahahhahaha! Ne fakt shkatarrim te vret veshin kur e degjon ne tv apo radio, por te gjithe e kemi nga nje apo dy fjale qe i themi sipas qejfit tone.Problemi ka qene tek ajo pjesa ne kllapa, qe ka irrituar Aulonen e cila i pergjigjet ne nje dy tre...

E dashur "kolege" gazetare, si fillim a ka mundesi mos te biesh ne kundershtim me veten, se edhe thua qe me ke pare te "Top Show" dhe pastaj del ne perfundime per gazetarine e shkruar. E dyta, gjuha shqipe ka shume fjale te cilat ne zhargon dhe ne te folur nuk shqiptohen gjithmone ashtu sic thuhen dhe une zakonisht kur jam e ftuar neper emisioni (sepse ndryshe nga ty une jam vazhdimisht e ftuar neper emisione, apo prandaj te vjen inat ty? :D) flas sic flas kur jam mes miqsh, lirshem dhe pa e vrare mendjen te jem perfekte ne cdo gje. E treta, thuaj shyqyr qe ka gazetare te shtypit roze si mua dhe si shume kolege te miat, sepse te kishte qene per ty, nuk do kishte mesuar njeri qe ka gazetari roze ne Shqiperi! ;) Kaq kisha une! Emrin s'po ta them, por mos u merzit se edhe po te ta thoja, serish nuk do te te njihte njeri (kuptohet pervec atyre dy kokrrave qe do te ta bejne direkt tani copy paste kete statusin) ;) :D

E kur ne menduam se kaq ishte per sot, fap e hedh nje status dhe Bledi Strakosha i cili ishte irrituar nga kritika rreth veshjes qe i kish bere dikush diku. Ne na shkoi mendja tek nje rubrike e revistes "Story", e cila kish permendur Bledin se e kish mberthyer shkujdesshem xhaketen. Per kaq merziteni ju mo lol. E bukura eshte se kjo revista i vlerson veshjet me gota shampanje hahahhahahhhahahaha. Motraaaaa.O shishen o hic!


Ene kshuuuuuu.Fejsbuk hesapi!




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.