Header Ads

Perse artistet po i kundervihen gazetareve?



Kam vene re kohet e fundit qe shume njerez ne boten e artit po justifikojne veten dhe deshtimin e rradhes me faktin se...kane shume vite qe merren me kete apo ate pune dhe nuk eshte e nevojshme qe ti tregoj dikush se kush si qysh tek jane.Seriozisht? Amon se na u bene te gjithe si vererat e Napa Valley, sa me te vjetra aq edhe me te mira. Fatkeqsisht, me brockulla te tillla tregojne sesa larg artit jane, pasi te gjithe e dine qe ne art je po aq i/e mire sa puna jote e fundit.Kjo do te thote; Nese puna jote e fundit ishte bloze, atehere te rrojne dekadat e vjetersise. Sigurisht ndonjehere dhe rezervohemi ne gjykimin qe japim, duke anashkaluar nje apo dy e pastaj i fusim tek kutia e harreses apo ndryshe tek kutia e "Na ishin dikur". Vec artistet njihen per egoizmin e tyre dhe ne momentin qe ju cenohet suksesi...gjejeni ke sulmojne te parin? Shtypin! Pikerisht ate qe i krijoi dhe i vendosi ne vendin ku jane (apo ku ishin). Patjeter, ashtu sic do fushe tjeter dhe shtypi ka hudhra sa te duash, por me teper sesa faji i atyre qe i punesojne eshte vete faji i artisteve te cilet pasi kalojne vite te tera duke formuar nje imazh skandaloz, numerojne vitet e karrieres dhe papritmaz vendosin te behen serioz me R te madhe. I harrojne ditet kur ju shkonin gazetareve nga mbrapa per nje interviste apo per nje permendje ne shkrime, pasi tani qe publiku i kerkon emri ju gjendet kudo. Harrojne se fjala eshte si shpata, i ka te dyja anet e mprehta,e duke pasur parasysh se ku e ve presjen i jep tjeter kuptim jo vetem fjalise, por tere shkrimit. Ndoshta, po jap pershtypjen se jam i acaruar, por i them keto fjale me te drejte,pasi nje vale perbuzjeje po perfshin gazetaret e Estrades Shqiptare, shoqeruar me mbiemra nga me te ndryshmit. Duke filluar nga percaktimi i informacionit qe publikojne.Mesaduket keta gazetare nuk publikojne gje tjeter vecse thashetheme. Patjeter! Ky percaktim nuk eshte bere nga publiku por 1-nga artistet dhe 2- nga gazetare te fushave te tjera. Ne fakt eshte qesharake, pasi nese keta gazetare vertete do benin vetem thashetheme ashtu sic pretendohet, ferri do kishte ngrire.Tjeter artiste shikoni ju ne skene e tjeter shohin gazetaret ne tavolinen e intervistave.Nese do jepej cmimi Oskar per paskuintat, nje nuk do mjaftonte! Dua te them, ne ka me thashethemexhinj se vete artistet, nuk ben nena gazetar. Persa i perket gazetareve te fushave te tjera te gazetarise pffffffffffff T'ju rrojne efendite se asgje nuk ja mbeshtet hunden qe e mbajne aq larte.Ja psh gazetaria politike. E dini si i bejne lajmet? Shkon njeri ne takim dhe ne kafe ju thote 3 te tjereve se cfare ndodhi.Ndaj perfundojne te gjitha gazetat me lajme te ngjashme.Ne fakt c'te bejne! Nese je me X gazete do i mbash anen pozites, nese je me Y do i mbash anen opozites.Cfare kane ndryshuar me lajmet me shkrimet e tyre ne 22 vjet? Asgje! E njejta skene politike, te njejtet politikane,te njejtat histori. Pra roli i gazetareve politike ne Shqiperi eshte nje 0 e madhe.Mund te mos egzistonin fare e askush nuk do ja dinte. Kete nuk mund ta thuash per gazetaret artistike. Shiko ku eshte muzika shqiptare! Shiko se sa cilesore e sa bashkohore eshte Estrada sot (minus hudhrat qe do s'do do egzistojne per syrin e keq). Nuk besoni se kane rol gazetaret? Hidhini nje sy lajmeve te para 2000 dhe nivelin e muzikes atehere, pastaj vereni lajmet dhe nivelin e muzikes pas viteve 2000. Nuk eshte koecidence! Ne momentin qe shkrimet dhe kritikat u bene me te rrepta e me te shpeshta dhe artistet u bene me te vetdijshem se duhej ti rezistonin jo vetem kohes, por dhe momentit. Kjo solli ne permirsim te muzikes,kenges,tekstit,veshjes,performances etj. Ndaj dhe personazhet me te njohur shqiptare sot ne bote jo pa cudi jane nga? ARTI!Pra duket qarte se keta gazetare nuk sollen thashetheme, por lajme dhe kritika te cilat pavarsisht se anjehere nuk eshte vene ne dukje, kane rolin me te madh ne permiresimin e artit ne vend.

Persa i perket artisteve, ata kane me se te drejte qe ndihen te indinjuar,pasi ndryshe nga gazetaria, ata nuk po munden dot te ecin me ritmin e shpejte te biznesit muzikor.Gazetaret spikasin nje talent te ri dhe menjehere ja prezantojne publikut ne faqe te pare, e papritmazi ai artist i suksesshem i tre vjeteve me pare e gjen veten ne faqen e 50 ose me keq nuk e gjen fare. Pastaj per te rene ne sy, krijojne ndonje lajm bombastik, i cili sapo publikohet shoqerohet me nje justifikim medioker dhe me intervista shfajsuese, por puna e tyre vazhdon te mbetet po ajo e njejta.Ta kete fajin gazetari se artisti vazhdon ben te njejten muzike,program,film per tre vjete rresht? Po dhe mishi i qengjit te merzitet e jo me artistet. Si perfundim keta artiste te deshperuar ja dorezojne veten gazetareve amator, qe i shtojne me shume rremuje lemshit te krijuar e si perfundim fajin e kane? Gazetaret! 

Sigurisht, si cdo pune tjeter dhe kjo e jona nuk eshte e lehte.Na duhet dhe neve te shkruajme per njerez te cilet dhe nuk i honepsim dot, por kjo ndodh sepse i vlersojme per talentin artistik e jo kontributin ne shkence, pastaj vjen nje moment qe dhe ketyre ju duket vetja shkencetare e...dhe ne gazetaret fillojme i gjykojme si te tille.Ndaj dhe ndodhin pakenaqsite qe po i shikoni e degjoni perhere e me shume. I gjithe populli shkencetar,i gjithe populli shkencetar!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.