Header Ads

Ardian Bujupi ft Dj Dalool - Penthouse - Shiko Videon

Oleee Oleee Oleeee lol. Kenga me pelqen, problemi eshte se ne Shqiperi ritmet me popullore ne bote vijne me nje vit vonese kur jane pak te lodhura e fillojne te veniten. "Penthouse" eshte nje kenge e realizuar mire. Une mendoj se do kish qene me mire sikur sic eshte gjetur ai fragmenti "A po vjen me mue?" te ishin shfrytezuar me teper elemente folklorike (te pershtatur me ritme moderne) pergjate tere kenges. E them kete, pasi artiste si Ardiani qe kerkojne te jene me te suksesshem ne tregun europian, kane nevoje per dicka te re ne muziken e tyre.Dicka te panjohur e te re per tregun e huaj, dicka qe i vecon nga tonelatat e kengeve qe publikohen cdo muaj. E vetmja menyre per te ndodhur kjo eshte qe te sillet dicka nga kultura muzikore shqiptare e transformuar ne ritmet e sotme. Veriu shqiptar sidomos, ka ritme muzikore te jashtezakonshme te cilat mund te perdoren ne cdo kenge ritmike e te sjellin kryevepra e une nuk di perse kompozitoret shqiptare kerkojne gjetke, kur thesarin e kane ne dere. Sikur te studionin pak me shume...Nese mendoni se e kam gabim, shikoni rumunet, portorikanet,xhamajkianet, zezaket etj. Muzika e tyre eshte bere e njohur,sepse e kane nisur nga pragu i shtepise e jo nga pragu i fqinjit. E kshu. Videoja eshte ok.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.