Bombe ne familjen e Yll Limanit


Sot ne oren tre te mengjesit persona ende te paidentifikuar nga policia kane vendosur nje bombe gazi ne deren kryesore te shtepise se kryeredaktorit te RTK, Mufail Limani, me qellim per ti vene flaken baneses. Nga burime te sigurta ne mesojme se pasojat mund te kishin qene shume me te renda, pasi bomba eshte vene ne nje pozicion te atille qe nese banesa do kishte marre flake, do kishte bllokuar cdo rrugdalje te pjestareve te familjes Limani te cilet kane qene brenda ne ate kohe, por fatmiresisht  zjarri eshte shuar shpejte dhe nuk ka pasur demtime ne njerez. Policia eshte duke hetuar ngjarjen, por ende nuk ka te arrestuar apo te dyshuar. Nje ngjarje e tille kunder nje prej personazheve me te njohur e me me autoritet te medias ne Kosove, tregon dhe nje here sesa i pambrojtur eshte shtypi ne vend, e ndeshkimet kundrejt personave e akteve te tilla duhet te jene te nivelit sa me te larte. Mufail Limani, eshte gjithashtu dhe babai i kengetarit te njohur Yll Limani i cili ka qene ne banese gjate shperthimit te bombes, dhe ka treguar per Albaniac se situata ne familjen e tij eshte me e qete dhe gjithcka tashme i eshte lene policise per hetim.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.