Sheila - Vec fillimi

Ajjjjjjjj Yll!
Atehere le ta fillojme kete lajm duke thene se Sheila ne kete klip duket HOT! Me ate kostumin e bardhe me dekorime roze...WOW! Te gjitha veshjet dhe stilimet e saj ne video jane super!Me nje menaxhim te mire, brenda nje viti ajo shnderrohet ne kengetaret me te kerkuara ne vend. Pike! Persa i perket videos, te them te drejten mua aq me pelqeu paraqitja dhe stili i saj, saqe as nuk i kushtova shume vemendje videos e cila eshte e thjeshte dhe do kish bere dhe pa ato koreografite e kalamajte qe hidhen kot. Me vjen keq ta them po ishin te panevojshme. Dua te them, kush kercen ashtu ne 2013? Yep! Kenga eshte ok. Them ok, sepse Sheila ka potencial dhe meriton me shume. Pershembull "Gave My All" sihte nje kenge shume e mire, nderkohe "Vec fillimi" eshte shume e thjeshte. Nejse nuk ka asgje per tu shqetesuar. Kjo ishte nje videokenge per te treguar se Sheila po vjen dhe...kjo ishte thjesht kenga e nje fillimi te gjate artistik. E keni parasysh, si ai pese minutshi i nxehjes perpara se te filloj gara. Sidoqofte, une besoj se kam gjetur nje te preferuar te re. Suksese Sheila!


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.