Header Ads

Elhaida Dani fiton The Voice of Italy


Une nuk e postova me heret kete lajm, sepse si te thuash ishte kudo. Shtyp, lajme faqe interneti, facebook, twitter etj Elhaida ate dite ishte trend ne mbare Italine,Shqiperine e me gjere. Nuk shkruajta, sepse nje lajm i tille nuk ka nevoj per koment. Nje kengetare shqiptare, ne saj te talentit fiton vendin e pare ne nje konkurs muzikor televiziv ne Itali e per me teper...ne edicionin e tij te pare. Cfare mund ti shtosh ketij lajmi? Asgje! Eshte bombastik, eshte gjithcka qe nje lajm ka nevoj te jete e cdo fjale tjeter eshte e tepert dhe e panevojshme. Megjithate ky nuk ishte rekordi i vetem qe Elhaida theu. Ajo gjithashtu eshte e para kengetare nga Shqiperia (lindur e rritur) e cila merr pjese ne nje aktivitet kaq popullor jashte vendit dhe fiton. Nderkohe ne aspektin shoqeror, kjo fitore tregoi se raporti midis shqiptareve dhe italianeve ka ndryshuar dukshem...te pakten ne art. Me pare nuk na pranonin, tani na vlersojne dhe na leshojne fronet. Ndaj dhe kjo fitore e Elhaides ishte kaq e madhe, nje fitore qe i hap dyert dhe kengetareve e talenteve te tjera nga Shqiperia per te synuar tregun italian e ndoshta dhe me tej. Elhaides i urojme suksese dhe e falenderojme per momentet e mrekullueshme qe na dhuroi te gjitheve. E pafshim perkrah emrave me te njohur te muzikes boterore se shpejti!

Ketu po ju sjellim videon ku u shpall fituese. Interpretimin tone te preferuar ne kete program si dhe disa foto nga interpretimi i saj ne "The Voice of  Italy".












No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.