Header Ads

Genta Ismajli "E ka provuar" - Interviste


Ka mëse një dekadë në skenën muzikore dhe sërisht me të njëjtën energji e me të njëjtin sukses Genta vazhdon të jetë një prej këngëtareve më të kërkuara në vend. Kënga e saj më e fundit "E kam provuar" është pritur suksesshëm dhe me ritmin e saj na kujton këngëtaren në fillimet e para kur erdhi në Kosovë nga Amerika, për të marrë në dorë mikrofonin e skenës shqiptare e për ta zotëruar për dhjetë vjet rradhazi. Po çfarë ka provuar Genta? Lexoni më poshtë.


Albaniac: Genta përshëndetje! Sapo ka filluar 2013 dhe duket se ky vit ka hyrë me këmbë të mbarë pasi e sapopublikuara "E kam provuar" jo vetëm që është shndërruar në hit,por dhe është vlersuar pozitivisht nga të gjithë. A ka arritur parashikimet tuaja suksesi i kësaj kënge?
Genta: Fillimisht dua të falenderoj të gjithë ata që kanë përkrahur këngën time. Jam shumë e lumtur që është ndjerë dhe pëlqyer më shumë sesa e kam pritur dhe kjo është gjëja më e bukur që mund të ndodh. Kënga është vlersuar nga të gjithë realisht, të gjithë i ka bërë të ndjejnë diçka ndryshe dhe ky fakt më gëzon dhe më jep vullnet të punoj dhe të kujdesem dhe më shumë për krijimtarinë e ardhshme.

Ndërkohë 2012 gjithashtu ka qënë i suksesshëm. Koncerte pa fund,një turne me salla të mbushura përplotë, hite të njëpasnjëshme, albumi...Cili është momenti me të cilin do e kujtoni vitin e shkuar dhe cila mendon se ka qënë arritja më e madhe gjatë 2012?


Secili sukseses e ka historinë e vet, mbasi ka shumë momente të cilat i kujtoj me krenari, por momenti më i mirë është kur pas një pune të madhe jemi të gjithë të lumtur që ia dolëm shëndosh e mirë dhe me sukses.

Kjo këngë nga melodia dhe ritmet më kujton fillimet tuaja muzikore.Gati një dekadë më vonë...si ka ndryshuar Genta?

Unë si person po ashtu dhe si artiste mendoj se kam ndryshuar pozitivisht. Jam pjekur të them në çdo aspekt, por duke mos harruar asnjëherë tingullin, muzikën dhe bashkpuntorët të cilët më përkrahën të nxjerrim atë që publiku e deshiroi që kur herën e parë dëgjoi dhe unë kurrë nuk do ta harroj këtë.

Çfarë mbani mend nga prezantimi juaj i parë në Kosovë, pas ardhjes nga Amerika si dhe cili ka qënë momenti më i paharruar për ju në këto nëntë vjetë karrierë?

E mbaj në mend shumë qartë se kisha një emocion të panjohur për mua dhe mbaj në mend se secili thoshte "Hajt tash, çka do të na sjell kjo vajza nga Amerika neve!" Kishte komente të ndryshme dhe biseda pa fund në momentin kur kam hyrë në sallën ku unë do të performoja këngën time  të parë dhe une për vete kisha një emocion të paqartë deri në momentin kur e kam mbaruar këngën dhe për fat të mirë të gjithë e pëlqyen dhe unë vendosa të vazhdoj.

Në këtë këngë keni bashkëpunuar me Virusin i cili asnjëherë nuk zhgënjen. A do ta vazhdoni bashkëpunimin në këngët e ardhëshme?
Shfrytzoj rastin të falenderoj shumë Virusin për të cilin nëse e kisha ndrruar mendimin për të kisha gabuar! He's the man! (përshatur: Ai është njëshi!) :D.

Përse zgjodhët "E kam provuar" për të nisur sezonin e ri muzikor?
Sepse, në këtë kohë pas një sezoni veror të nxehtë dhe të zhurmshëm duam një relaks dhe këtë këngë e kishim gati e mu duk e përshtatshme.

A do të ketë videoklip për këtë këngë dhe nëse po kur mendohet të publikohet?
Jemi duke punuar rreth realzimit, besoj se do të lansohet shumë shpejt. Për momentin nuk kemi datë të caktuar.

Seicili interpreton vargjet e një kënge në baze të eksperiencave të tyre, po për ju cili është mesazhi apo historia që përcjellë kjo këngë?

Nuk do të thotë se gjithnjë interpretimi është nga eksperienca personale.  Mund të jetë bazuar dhe në historitë e të tjerëve, në këtë rast jam munduar ta perjetoj tekstin komplet sikurse të më kish ndodhur mua personalisht qe të nxjerret tamam emocioni i duhur te cilin e ka paramenduar dhe vetë autori dhe tekstshkruesi Arsim Bunjaku.

Ju prezantoheni në publik si një femër me karakter të fortë, ndërkohë në këtë këngë këndoni / e kam provuar të jetoj pa ty/ me mall në shpirt e me lotë në sy/ e kam provuar dhe ti jap fund/por isha e thyer edhe më shumë/. A ndoshta duhet të mendojmë se të gjithë jemi të dobët përpara dashurisë?

Ha ha haa, në fakt edhe një femër me karakter të fortë nuk do të thotë se nuk ka ndjenja, bile ndoshta dhe më shumë sesa duhet ndonjëherë.Kjo vajza e ka provuar normal dhe është befasuar, sepse sa më shumë që e ka provuar ta harroj, sa më shumë është thyer, në këtë rast do të duhej të ndodhte e kundërta! Pavarsisht se ajo po vazhdon të jetë akoma e thyer, kjo nuk do të thotë se do të mbetet aty e thyer, sepse ka zgjidhje për çdo situatë në jetë çdo gjë që përjeton papritmas qoftë ai gëzim apo hidhërim është vetëm një mësim dhe njeriu duhet të jetë i fortë që mund të ia dalë çdo thyerje në jetë. Ajo është sukses!

A jeni e besimit se /por dashuria s'besoj që shuhet/kur ndihet me t'vërtetë/ ?

Po unë sigurisht besoj në dashuri dhe ajo e vërteta nuk do të shuhet asnjëherë.

Nëse kjo këngë do të kishte një "seri" të dytë. Ju vetë si do ta shkruanit vazhdimin e kësaj "serie"?

Hahahaha! Të them të drejtën nuk E KAM PROVUAR të shkruaj serinë e dytë akoma, hmmm!

Albaniac 02/2103

KLIKONI KETU PER TE LEXUAR/SHKARKUAR FALAS REVISTEN ALBANIAC

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.