Header Ads

Moda sipas...Elena Likës


Elena Lika është një prej modeleve të reja më të mira në Shqipëri. Me transformimet dhe pamjet e saja na ka fituar jo vetëm vëmendjen, por edhe zemrën. Duke qënë se ajo është pjesë e pandarshme e botës së modës në vend, ne vendosëm që të zbulonim sesi është "Moda sipas...Elenës".

Pranvera këtë vit do dominohet nga ngjyra...


Ngjyrat energjike kanë qenë të zgjedhurat këtë sezon nga stilistët më në zë. E kuqe, blu, portokalli dhe e verdhë, të gjitha të kombinuara me njëra-tjetrën. Kjo e fundit është dhe ngjyra mbizotëruese e sezonit e njekohësisht dhe ngjyra ime e preferuar.

Veshja më e preferuar për këtë stinë...

Çdo veshje që e ka marrë frynmëzimin nga vitet ’60, është me influence aziatike, me vija vertikale e horizontale ose si tabelë shahu është e përshtatshme për këtë sezon. Gjithashtu edhe fustanet veref apo veshjet me motive delikate të punuara në ngjyra të shndëritshme.

Një mashkull nuk duhet të veshi kurrë...


Xhinse super të ngushta janë gabimi më i madh që mund të bëjë një mashkull për mua.

Një femër nuk duhet të veshi kurrë...

Copa me lëkurë kafshësh (Animal print) nga koka te këmbët!

Copa me lule e grafika apo copa njëngjyrshe pa ngarkime...


Copa me lule e grafika, japin më tepër gjallëri.

Çantë dore apo çantë shpine...

Sigurisht që çantë dore në qoftë se nuk do të ngjash si vajzë filloreje.

Në çantën e një femre nuk duhet të mungojnë asnjëherë...

Portofoli, produktet e kozmetikes, fasoleta, një tampon dhe një palë mbathje rezervë.

Në kuletën e një mashkulli nuk duhet të mungojë asnjëherë...

Sigurisht që paratë.

Veshjet më të mira për femra i ka...

Gucci, Chanel, Prada, Armani, Dior, Versace, Valentino, Marni etj etj etj.

Veshja e një mashkulli serioz apo sportive...

Serioze në qoftë se duan të merren për seriozisht.

Meshkujt me flokë të gjata kundra meshkujve me flokë të shkurtra....

Meshkuj me të gjata.

Femrat që bëjnë makiazh kundra femrave natyrale...
Femrat që bëjnë makiazh.

Miset kundra modeleve...

Modelet.

Couture (Moda e lartë) kundra Street Fashion (Moda e rrugës) ...

Street Style

Lady Gaga kundra Rihanna...

RiRi

Hirushe apo Nikita...

Hirushe

Pasarela kundra sesionit fotografik...
Seti fotografik

Mirupafshim apo lamtumirë...

Sigurisht që "Mirupafshim", kurrë lamtumirë!

Albaniac 02/2013

KLIKO KETU PER TE LEXUAR/SHKARKUAR FALAS TE GJITHE REVISTEN ALBANIAC

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.