E dashur Ollge!



E dashur Ollge!
Uroj qe kjo leter te te gjeje mire se per shendoshe nuk besoj se te nevojitet. Po hyje direkt e ne teme se ti me di mua nuk i bie rrotull une, se rruga perqarke te con ne Irak e ca do ti andej? Jo nuk eshte shprehje popullore, e kam shpikur vete. Qe thua Ollge, u cova ne mengjes, bera kafe, hengra nje kulacke, hap gazeten dhe c'te shoh? Tmeeeer o tmeeeerr! Si me Ollge? Po si me Ollge e ke lene veten pasdore e me je bere si laroshja e Dhimos?! Po c'ke bere mi moter bulmetin e fshatit ke pushtuar qe me je bere NA! Po ndaj nuk ke hapur Instagram ti, se c'te hapesh e te tregosh vreshtat me rrush! Po kaq sa qenke bere ti jo Instagram, po do kesh filluar ndonje peticion per ndalimin e kamerave ne fshat. Pika gruas! Lashatemi viveri in kampanja ti, ja te lashame dhe e shikon c'ndodhi? Nje muuuuuuuuu e madhe! Nga e mora vesh une? Po te kan bere shtatore moj Ollgeeee! Shtatore ne mes te fshatit! Te kane bere shtatore i thave pemet se gjysmen e djellit jua merr! Ndersa me behet qejfi qe te respektojne si figure e madhe qe te njohim e te duam te gjithe, mendoj se kete pune duhet te ja kishe lene ne dore Stavros me mire, te kishte nxjerre trupin sakllam e jo keshtu si proshuto. Po dhe Majkell Xhekosni nje fryme njeriu ishte ama kur i bene statujen e nxorren marshalla si hero te popullit, po cka ai e mos ta kesh ti? Jo! Jo, jo, jo! Shpresoj te jesh Ollga qe kam njohur e ta rregullosh kete pune sic di ti, se ta kane nxjerre foton ne medhja e na nxorre namin na nxorre. C'na bere Ollge c'na bere! Nga Korcare u beme hic fare! Ika se me ngrite tensionin me ngrite.

L.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.