Header Ads

Ju prezantojme - JULI


Teksa të gjithë kanë dëshirë të numrojnë sukseset e tyre, një prej modelëvë më të rinj dhe më të suksesshëm në Itali, i cili është me origjinë shqiptare dhe quhet Juli, ka vendosur të bëj të kundërtën. Ka qëndruar i heshtur dhe shumë privat. Përveç faktit që është shqiptar dhe banon në Venezia të Italisë, Juli nuk ka preferuar të flasë më tepër për veten, megjithëse ky rezervim duket se nuk do të jetë i gjatë, falë suksesit të tij në botën e modës italiane. Një prej shtëpive të modelëve më të njohura në Itali - Beatrice (Milano), sapo pa fotot e tij, e hypi në aeroplan dhe i vendosi përpara kontratën, e shumë shpejt ai do shfaqej në faqet e revistave "GQ", "Vacuum Mag" etj e do cilësohej si një prej modelëvë të rinj më interesant prej faqes së njohur Models. Mbani një sy hapur për Julin, pasi më shpesh do ta shikoni në pasarela e revista në vitet e ardhëshme.

Juli
Flokët: Kafe
Sytë:Kafe
Gjatësia: 187cm
Ditëlindja: 17 gusht
Vendlindja: Shqipëri
Vendbanimi: Itali
Agjensia: Beatrice

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.