Kerkohen gazetare muzike. Duhen te kene mbaruar kanton dhe te dine italisht,anglisht,turqisht
Kam vene re shpesh here, qe disa biseda te rendomta tavolinash, kane marre udhen dhe po behen tema kryesore ne programe "vari teneqen", por qe ashtu indirektazi perhapin nje mentalitet idiotesk i cili i qendron parimit se kush duhet te flasi, raportoj, gjykoj muziken apo ndonje tjeter forme arti dhe cilat duhet te jene kriteret qe personi duhet te kete qe te SHKRUAJE per kete teme. Ne jemi ne demokraci seicili ka te drejte te flas apo jo? Ja folen dhe keta! Te flasim ne tani?
Sipas fjalorit gazetar eshte:
Nje person i cili shkruan per gazetat ose revistat apo pergatit lajmet per tu transmetuar ne radio dhe televizion.
Sipas fjalorit kengetar/e eshte:
Nje person qe kendon, sidomos profesionalisht.
VINI RE - SIDOMOS PROFESIONALISHT
Cuditerisht, nje pjese e kengetareve apo dhe artisteve ne fusha te tjera te artit, sa here qe ju kritikohen punet e tyre, mundohen te gjejne klecka ne kurrikulumin e personit qe ka bere shkrimin, per te justifikuar jo gabimet e tyre, por arsyen se perse jane kritikuar. Ne vend qe te tregojne se sa mire eshte pritur kenga, sa eshte shitur kenga, sa cmime ka marre kenga ata hidhen ne sulm duke u shfajsuar se personi qe ka bere kritiken nuk eshte profesional, nuk ka mbaruar per kanto, nuk ka bere shkolle muzike, artistike etj etj. Biles dhe te tregojne se e vetmja gje qe gazetari ka bere eshte "marrja me punen e tjetrit" ku tjetri ne kete rast i bie te jete kengetari/kompozitori apo jo? Po nese nje gazetar shkruan per muzike a nuk duhet te shkruaj per "punen e ketij tjetrit" qe kendon/ kompozon? Apo duhet te shkruaj per zdrukthtare? E kuptojne keta sa qesharake duken kur flasin? Ne te njejten kohe te rekomandojne qe te studiosh dhe per kanto, sepse keta qe kane studiuar per kanto e keni vene re te gjithe shndrisin kur kalojne rruges. Te gjithe duke kenduar ne skenat boterore, nuk po ju del koha te shkreteve. E clidhje ka kantoja me kenget e muzikes moderrne? Ja "Panorama" do punesoj Zhani Cikon tani qe te gjykoje zogun e Tunes, Le mama te Nores apo Syte blu te Sinanit. Por me fantastikja fare eshte kur kunderpergjigjien me "E cfare shkolle ke mbaruar ti?". Per astronomi mi moter, nuk e sheh qe shkruajme per YJE perdite! Hahahahahaha! Seriozisht? Nje artist me mire se gjithkush duhet ta dije se mund te mbarosh 20 shkolla e po nuk pate talent, dhe nga shkolla e 21 po pa talent del. Megjithese s'kane faj qe pyesin sepse kjo nuk eshte dhe aq e vlefshme per kengetaret te cilet ne fakt me pak leke e pak miqesi kane arritur te "plastifikojne" dhe zerin e tyre apo kenget qe nuk i kompozojne vete. Te dashur, gazetareve nuk ka kompjuter qe ja perfundon fjaline, nderkohe qe juve i fut nje efekt dhe ju del zeri si Mariah Carey. Te gjitha My All juve! Shkrimet tona me teper se kritika, jane keshilla e sugjerime drejtuar artisteve dhe lexuesit qe na lexon, sepse po te tregoheshim aq profesional ne detaje sa pretendojne keta artiste, nuk mund ta imagjinojme dot se cfare te zezash do shkruanim. Ne kete pike po ju them te gjithe ketyre, se te shkruarit eshte talent qe nuk mesohet ne shkolle. Nese ke talent (sic ka ndodhur dhe me emrat me te njohur te gazetarise e letersise ne bote) atehere arrin te veçohesh dhe te vlersohesh per ate qe ben e kete vlersim se pari e jep lexuesi e se dyti reagimi i atyre per te cilet shkruan. Ndaj dhe keshilla me e mire qe merr nga profesoret pas kater vjet studimesh per gazetari eshte "Ji origjinal!" Po ndoshta une ja fus kot, se i perkas brezit te ri dhe une po mundohem te justifikohem apo jo? OK! Ja ti hedhim nje sy historise se gazetarise shqiptare ne fillimet e saj.
"Ne vitin 1964/65 Dega e Gazetarise ishte me program profesional dy vjecar. Studentet vinin nga Dege e Fakultete te Gjuhesise e Letersise, te Ekonomise e Drejtesise si dhe nga Insituti i Larte i Bujqesise."
Pra nje gjuhetar,nje ekonomist, nje avokat dhe nje bujk permblidheshin asokohe ne te njejten klase per te studiuar gazetari. Keta po do i vlersonin ashtu sic duhet kenget e sotme e jo neve qe as kanto nuk kemi bere jo me...
Tani le te hidhemi pak ne anen tjeter. Ne ate te kengetareve. KETA kanE studIUAr per kAntO? Po nuk ju zuri myshk gryka apo i kane lyer dhomat? Po sikur ndonje gazetar te kaloj andej nga kantoja dhe te bisedoje me profesoret tuaj dhe te marri gjykimin e tyre mbi juve a thoni do ju pelqente? Thoni ata do flisnin mire per juve apo kenget qe po kendoni? Thua deftesat e diplomat e juaja shndrisin qe ne kopertine? Thua do na flasin per mungesat e justifikuara me "kam aktivitet"? Ndoshta ndonje gazetar dyhet ta beje, qe ti japi fund ketij "debati" pa u bere me bajat, ndersa juve te dashur kengetare mund te shkoni kur te doni te takoni profesoret e mi, bashkepuntoret e mi e ti pyesni rreth punes sime apo te kolegeve te mi, sepse te dashur une mund te kem 99 probleme por nje problem te tille nuk e kam. Ene kshu!
Post a Comment