Header Ads

Nickola Shreli i "Low Winter Sun" (AMC) interviste per Albaniac


Këtë verë në kanalin televiziv amerikan "AMC" ka premierën një prej serialeve televizivë më të shumëpritur të këtij sezoni "Low Winter Sun". Në këtë serial interpreton dhe aktori shqiptar Nickola Shreli. Ne kemi shkruajtur shpesh herë për Nickolën, i cili prej vitesh aktivizohet në kinematografinë amerikane me role në filma si "Abduction", "Hostel" apo serialin "Law&Order", ndërkohë që së fundmi po shfaqet dhe si producent me disa projekte. Ne biseduam me të këtë muaj duke jua sjellë për herë të parë në faqet e Albaniac, udhëtimin e tij nga skenat me Eminem në "8 Mile" e deri  tek "Landlord", filmin që mban firmën e tij, pjesë të së cilit do ti xhiroj dhe në Shqipëri.

Elbino: Ç'kemi Nickola, si po ja kalon? Ku gjendeni në këto momente?

Nickola Shreli: Jam ne Detroid duke xhiruar nje serial te ri televiziv i cili titullohet "Low Winter Sun" e njëkohësisht duke punuar në disa projekte të tjera, por dhe duke shijuar kohën e lirë me familjen e miqtë këtu gjatë verës në Detroid. 

Meqë ra fjala, emri juaj është Nickola apo Nikola?

Emri im shqiptar është Nikollë Prek Shkreli, por emri im skenik në Amerikë është Nickola  Shreli. Gjyshi e ka pas emrin Kola ndaj dhe ja shtova atë shkurtimit të emrit tim Nick dhe del NicKola. Kam shumë pseudonime. Të gjithë kemi. 

Mezi po pres të shoh "Low Winter Sun"! Të lutem na trego pak më shumë rreth personazhit që ju unterpretoni Gus dhe serialit në përgjithsi...

Gus është një djal i fortë, banakier, pak i "dëmtuar" në tru LOL! Kam njohur disa Gus në kohën time.  Ai është pjesë i një grupi kriminel që merren me seks, drogë dhe violencë...e ke parasysh, elementët themelor të jetës hahaha. Ata janë një grup prej katër-pesë miqsh që prej shkollës së mesme që po përpiqen të krijojnë vendin e tyre në botën e fshehtë të Detroidit. Ky është një element kryesor në këtë serial dhe pse subjekti kryesor vërtitet rreth jetës dhe aktivitetit të një polici zemërthyer e hajdut interpretuar nga Mark Strong. 
Seriali ka kinematografë të mrekullueshëm duke filluar me Chris Mundy e deri tek regjizorët e rinj që kujdesen për seritë çdo javë, të cilët kanë punuar për shumë seriale të tjerë të njohur që nga "The Wire" e deri tek "Walking Dead". Programacionet e AMC kanë provuar të jenë më e mira e më të mirave përçka lejojnë kufijtë e televizionit. Ndërkohë që më duket se në Europë, Kosovë dhe Shqipëri do transmetohet nëpërmjet kanalit FOX.



Ky serial zhvillohet ne Detroid, qytetin ku ju keni lindur dhe jeni rritur. Si ishte te rriteshe Shqiptar në Miçigan?

Yeah! Ky ishte një nga momentet fatlume të jetës sime, ku pata rastin të punoj në këtë projekt të mrekullueshëm në qytetin tim të lindjes, në shtëpinë time. Ndihem i bekuar!
Të rriteshe si shqiptar në Detroid ishte me të vërtetë si të jetoje në një botë të vogël brenda një bote tjetër. Një nga ato gjëra që në qoftë se je shqiptar e kupton, nëse nuk je mund të dukemi të ndryshëm ose të çuditshëm, të huaj. E dashuroj kulturën tonë, por në të njëjtën kohë solli dhe disa kufizime, disa mëndjengushtësi, por në fund jam krenar që jam shqiptar dhe që jam prej Detroidit. Nuk do ta ndryshoja kurrë këtë fakt. 

Dhe duke qënë se komuniteti shqiptar në Detroid është jashtëzakonisht i madh po mendoj se do shikojmë diçka në lidhje më shqiptarët në serial...po mendoj në lidhje me historitë personazhet etj.

Që të jem i sinqertë, ju them se ende nuk e di. Deri më tani jo. Prejardhja e Gus faktikisht është italiane. I kam treguar bosave të mi në L.A gjithçka rreth shqiptarëve besomë :) Të shohim... 

Ndërkohë gjithashtu jeni duke punuar në një film që ju e keni shkruar dhe po e prodhoni vetë me titullin "Landlord". Për çfarë flet dhe kur do të dalë?

"Landlord" është historia e një djali të ve shqiptar në Detroid i cili ka hyrë në borxhe dhe po përpiqet të rrisi vajzën e tij. Ai i vjedh njërit  prej banorëve të godinës ku punon për ti dhënë zgjidhje problemeve, por gjatë këtij proçesi i rrëmbejnë vajzën dhe gjithçka shkon për dreq atë ditë. Gjithashtu filmi ka nuanca shpirtërore dhe emocionale të cilat ne i reflektojmë shpesh herë gjatë tij. Do Zoti dhe në 2014 është gati. Për momentin jemi në pas-prodhim. 


Përpara se të hynit në kinematografi, që prej shkollës së mesme ju jeni marr me teatër. A mendoni për t'ju rikthyer skenës sërisht?

Nuk mendoj për këtë sepse më tmerron si ferri!!! HA! Ndoshta kur të jem burrë i vjetër. Nëse bota nuk përfundon deri atëherë...


Ju keni pasur rastin të jeni pjesë e "8Mile". Film i mrekullueshëm, Eminemi në kulmin e momentit të tij...si ishte në pas skena? Çfarë mbani mend nga ajo eksperiencë?

Yeah! Ishte 2002 dhe Eminemi ishte f*^&%*g i madh sa King Kongu! Normale që akoma është i madh, por në atë kohë me një dorë të vetme e përdori momentin e tij për ta vendosur Detroidin në hartën botërore. Mbaj mend momentin kur ishim në makinën pas makinës së Eminemit gjatë skenës së lojës me pistoletë me bojë dhe bënim si të çmendur nga gëzimi. Të paharruara ato çaste!

Duke parë pas, në fillimet e karrierës suaj, çfarë këshille do ju jepnit atyre që dëshirojnë ti futen industrisë së filmit?

Në qoftë se ke lëkurë të hollë, zgjidh një industri tjetër. Kjo industri do të përmjerë, kështu që nëse do ti futesh, përgatitu të jesh një durues i fortë. Gjej një mënyrë për të paguar faturat, mbështetur familjen në mënyrë që ta shijosh atë arsyen kryesore që të shtyu për ti hyrë kësaj rruge - pasionit për artin. Pastaj, kur fillon të paguhesh për këtë, mund ta konsiderosh e ta quash punë. Deri atëherë është një hobi, pasion. Mos merr JO për përgjigjie, por në të njëjtën kohë bëhu dhe realist. Njoh disa njerëz që thjeshtë nuk janë për këtë punë dhe po harxhojnë kohën e tyre, sepse miqtë e tyre online janë aktor apo modelë apo rreperë. 

Nga postimet tuaja në FB dhe Twitter you dukeni një person me shumë humor. Si ndodh që shumica e personazheve që luani janë seriozë? Keni menduar të provoni audicione për role humoristike?

Sepse kur fillon, duhet të bësh çfarë të thonë, çfarë ata duan lol, por yeah, jam duke punuar në një serial komedi për web momentalisht. E dua komedinë më shumë se gjithçka tjetër.




Ju vizituat Shqipërinë dhe Kosovën vitin e shkuar. Cilat janë përshtypjet?


I dashurova! Pata një kohë të jashtëzakonshme! Takova njerëz special, njerëz që i kam për zemër. Mendoj se atdheu është në rrugën e duhur. Vendet tona kanë pasur shumë probleme kjo dihet, mjafton të shikosh historinë tonë. Ndaj dhe kemi mbetur pas, por kemi një brez me njerëz të bukur e initiligjentë, aktivistë, artistë , gazetarë etj, etj porsi dhe juve, që mund ta bëjnë vendin tonë një shtet të mrekullueshëm në të ardhmen. 

Ajjj! Faleminderit! Keni në plan për tu rikthyer? Ndoshta këtë herë jo vetëm për qejf, por ndoshta dhe për ndonjë projekt kinematografik?

Partner biznesi për filmin tim "Landlord" është Ele Bardha, një mik, kinematografist shqiptar dhe artist nga Detroid. Ne kishim planifikuar të bënim disa xhirime për disa sekuenca plazhesh që na duheshin për "Landlord" në L.A, por menduam që do ishte shumë herë më mirë nëse do ti bënim në Shqipëri, prandaj për momentin ju them që mund të rikthehemi në Shqipëri këtë verë. Përveç kësaj po punoj në një tjetër histori konflikti kosovar me Mentor Hazirin, një artist nga Kosova, një projekt që do ta realizojmë në të ardhmen. Për këtë jam 100% i sigurtë dhe xhirimet, aktorët e stafi do të jenë të gjithë shqiptarë. 

Përgatiti: Elbino  Albaniac/2013

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.