A ke plehra me prit o i zoti i shpise?
Duke ndjekur dje programin Opinion ne TV Klan e me pas pergjigjien e kryeministrit Rama ne lidhje me sjelljen e armeve kimike per cmontim ne Shqiperi mund te them qe perpak desh e humba nofullen e poshtme nga habia sesi mund te flasin me kaq...si eshte fjala....si eshte fjala...injorance dhe indiferentizem rreth nje problemi te tille. Nuk eshte ceshtja a do vijne as do vijne, ceshtja eshte PERSE egziston nje bisede e tille?!!! Nuk duhet as te imagjinohet, as te ftohet, as te hidhet as te AS AS AS AS AS FARE ne asnje forme kjo ide s'duhej te ishte prezente ne tryezen e qeverise. Sot ne nje koference per shtyp teksa njerzit protestonin kunder nje projekti te tille, kryeministri tha se nuk do debatoje rreth dickaje qe nuk eshte debat (pak a shume se nuk e mora vesh cfare donte te thoshte pasi mezi po i dilnin fjalet ). Kryeministri nuk do te debatoje? Po per tu cuar ne 12 te nates per ti bere kontroll turnit te trete ne Spitalin Ushtarak kishte kohe? Po aty per cfare shkoi per debatin ngritur me respektimin e orareve te turneve te treta? Jo per gje po ne administrate te gjithe ne kohe jane nuk pijne kafe hic e kish mbet KRYEMINISTRI me kontrollu turnin e trete si ben punen. Pastaj, sa kollaj u hoq kontrata per sjelljen e plehrave italiane ne Shqiperi! Nje dy ciao ciao mori fund! Kurse kjo e plehrave siriane do pune. Do shume pune dhe pse sipas kryeministrit s'ka filluar ende. Hmmm....nje sekonde. Nuk ka filluar? Po atehere si ka mundesi qe Bloomerang postoi nje shkrim me titull "DERGOJINI ARMET KIMIKE TE SIRISE NE SHQIPERI" klikoni mbi titull per ta lexuar sepse eshte shkrimi me sqarues qe do te gjeni ne lidhje me kete ceshtje.
Nje shkrim i shkurter por qe sjell jashtezakonisht shume informacion per ne shqiptaret qe nuk e paskemi ditur se ne Qafmolle qenkan investuar 45 milion dollare per ndertimin e nje fabrike per cmontimin e armeve kimike. Kush i investoi? Amerika.
Nje shkrim i shkurter por qe sjell jashtezakonisht shume informacion per ne shqiptaret qe nuk e paskemi ditur se ne Qafmolle qenkan investuar 45 milion dollare per ndertimin e nje fabrike per cmontimin e armeve kimike. Kush i investoi? Amerika.
Pjesa ime e preferuar ne shkrim eshte kjo : Te ndertohet nje fabrike ne nje zone lufte duket e pamundur. Eshte veshtire te imagjinohet qe nje kompani te nenshkruaj nje kontrate te tille".
Pra nje kompani, nuk e tund as per miliona dollare qe te vendos ne rrezik punojsit e vet, por qeveria jone nuk e ka problem ta shkundi e te na vrasi te gjitheve. Oh me falni! Po behem alarmant? Po cfare funksionon normalisht apo profesionalisht ne vendin tone qe te na bej te mendoj se keto plehra do cmontohen e do riciklohen e ruhen me siguri te plote? Ne nje vend ku duhet te paguash rryshfet qe te marresh certifikaten tende te lindjes te cilen ta japin dhe gabim e pastaj te mbushin mendjen se ajo eshte ditelindja jote, si mund te sigurohesh nga lende kaq te rrezikshme jo nje apo dy mujorshe, por shekullorshe? Norvegjia ka refuzuar importimin duke thene se nuk kishte kapacitetin e nevojshem per kete projekt, por Shqiperia e ka? Sinqerisht?
Nderkohe kryeministri tha se nuk duhet ngritur panik e blla blla blla, ne duhet te kemi besim ne qeveri. Ne cilen qeveri? Ne ate qe nderton centrale energjie per te transportuar energji ne Itali dhe askush nuk e di por e mesojme nga shtypi italian? Ne ate qe nuk tregon se ne veri jane zbuluar burime te medha mineralesh te cmueshme? Ne ate qe nuk tregon se cfare po behet ne Tomorr ku helikopterat shkojne e vijne me dergesa? Ne ate qe nuk tregon se eshte zbuluar burimi me i madh i naftes ne Ballkan? Ne ate qe e shnderroi Shqiperine ne prodhuesin dhe furnizuesin me te madh te marijuanes ne Europe? Ne ate qe nuk ve dot ne dore nje fshat? Ne ate qe nuk raporton e nuk e can koken kur 700 persona ne Lazarat helmohen nga tymi i djegies se kesaj bime? Ne ate qe nuk tregoi se ne Gerrdec kishte nje fabrike qe desh hodhi ne ere tere Tiranen? Te rroje shtypi i huaj qe na habit me shkrime te tilla se ne Shqiperi hidhen diku si kuriozitete dhe fshihen me raporte mbi pallatet e Bashes si me qene ceshtje nderkombetare. Leje pa leje, leter, dokumente, mbaje shembe, ka gjykate per kete pune, ka burg, ka pushtet lokal. I mbaruan punet e vendit merren me punet lokale. Nuk di njeri ku e ka vendin te gjithe bosa. Duhet te besojme ne qeverine qe gjene e pare qe beri ne pushtet ishte heqja e fotos se presidentit nga zyrat, se ajo na ka pas prish shume pune. E me qe ra fjala ku eshte presidenti? Ne cilen grope e kane futur, perse nuk ndihet? Per cfare e merr rrogen? Uh cfare shteti!
Shqiperia ka nevoje per nje permbytje madhore qe ti shpelaje ca, e ata qe kane hypur ne barken e Noes e jane larguar te kthehen e ta ribejne se perndryshe, pas plehrave te italianit e sirianeve, e dini cdo ndodh. Se ka plehra dhe irani dhe iraku dhe ohuuuuu mos kini merak e gjitha aty i keni.
PS. Me falni! Po kryeministri seriozisht e pati qe beri thonjza ne ajer gjate koferences per shtyp? Ueeeeee! Hahahahahahhahaha!
PS. Me falni! Po kryeministri seriozisht e pati qe beri thonjza ne ajer gjate koferences per shtyp? Ueeeeee! Hahahahahahhahaha!
Post a Comment