Header Ads

Filmi "Shok" neser premiere tek MOMA ne Nju Jork





Neser me 17 shkurt, me rastin e pavarsise se Kosoves, ne nje event nen perkujdesjen e ambasades te republikes te Kosoves ne Uashington dhe Konsullates te Kosoves ne Nju Jork, ne MOMA (Nju Jork) mbahet premiera e filmit me metrazh te shkurter "Shok". Nje bashkepunim shqiptaro - anglez, "Shok" eshe nominuar per Oskar ne kategorine e "Best Live Action Short" dhe shihet si nje prej pretendenteve per te fituar kete cmim. Nese kjo ndodh, do te jete hera e pare qe nje prodhim shqiptar fiton Oskar, duke hyre ne historine kinematografike shqiptare si prodhimi i pare qe nominohet dhe fiton kete cmim. Filmi i prodhuar nga Eagle Eye Films LLC dhe Eagle Eye Media, eshte bazuar ne nje ngjarje te vertete sipas rrefimit te producentit dhe aktorit ne kete film Eshref Durmishi. Premiera e "Shok", tashme fitues i mbi 14 cmimeve nderkombetare, do te mbahet neser - te merkuren, me 17 shkurt ne MOMA (Museum of Modern Art 11 W. 53rd St.) ora 20:00. Prezent do te jene regjizori i filmit Jamie Donoughue, producenti/aktori Eshref Durmishi dhe producenti Harvey Ascott te cilet pas shfaqjes do ti pergjigjen pyetjeve te publikut. Pjesmarrja eshte vetem me ftesa dhe ne faqen e MOMA nuk ofrohen bileta per kete event.


Ne lajme te tjera. Nje falenderim shume te madh ambasades dhe prodhuesve te filmit, qe si ne cdo rast tjeter me cdo aktivitet shqiptar e lene ne hije shtypin vendas pa le pastaj qe per ftesa jo e jo qe nuk kujtohet njeri. Shyqyr thuaj qe punojme per shtypin e huaj dhe na dergojne ftesa keta te njerkes. Nuk ka problem, se nuk shkojme gjithsesi. Suksese! 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.