Header Ads

Kenga Magjike - Java e nente




Kjo eshte nje kenge e bukur, por Albana eshte shuuuuuume Akull. Nese do luhej ne klub te gjithe do kercenin, por kur e shikon ketu tek Kenga Magjike, interpretimi i saj le shuuuume per te deshiruar dhe si pasoj i ul vleren kenges. Duhej te kishte nje koreografi a dicka. Gjynah se dhe zerin e ka te mire. Me pelqejne shume gervishjet dhe lakimet qe i ben zerit e melodia me kujton Chicane. 


A nuk eshte disi ironike qe emrin e kane Natyrale? E rendesishme eshte qe vajzat po bejne qejf e jane vesh bukur, e kercjne mire e kenga eshte e kendshme. Te katerta jane shume te mira dhe mua me pelqu ajo me strece bardh e zi. Ahaaa ahhhaa ahhhh hhhhaaaa faaaan lol Duhet ti rezervojne nje vend per ne finale per ta bere me te kendshme naten.


Nese do jepnin nje detyre shtepie per te krijuar nje kenge perfekte pop-balade "Ndiej" do merrte nje 10. Teorikisht...sepse per kete festival nuk funksionon. Eshte shume...monotone. Me vjen keq se Xhoi me pelqen, por kenga nuk i jep vleren qe meriton. 


bula bula bejbi bula bula bejbi dfjhkehfj kjhjwekhjhedfwjk ca kendon ai me qafsh ahhahahaha. Kenge e mire dance po e sterrdegjuar dhe ideja qe Era Rusi po kendon me aksent verior .... amon hahahha. Perse? Gjithsesi refreni me pelqen gjeci gjeci pula pula bejbi pula pula  e nuk di varja.


Interpretimi i Mark Markut fantastik!!! Nje nder interpretimet me te mira ne festival. Kenga gjithashtu eshte shume e bukur dhe pse duket qarte qe eshte influencuar nga rroku i grupeve shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni ne fund vitet '80 - fillim vitet '90. Problemi ne kete kenge ka te bej me arranxhimin pasi zeri eshte shume shume me larte se ritmet dhe te duket pak si karaoke. Fillimi i kenges dhe minuta 2:26 e me pas FIKSIM! 


Prape po reciton kjo? Adi Hila duhej te kishte gjetur nje tjeter kengetare per kete kenge pasi, Rozana  po behet boze me kenge te tilla. Do kish funksionuar shume nese do kish qene nje tjeter kengetare pasi teksti eshte i bukur e kenga gjithashtu, por sapo e hapa videon e filloi te kendoj gjeja e pare qe thashe ishte "Oiiii prape me keto kjo!" e besoj se ky ka qene reagimi i shume te tjereve. Refreni ngjan shume si Eli Fara.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.