Header Ads

Agon Channel - Shume zhurme per asgje?


Besoj se tashme keni muaj qe degjoni te flitet per Agon Channel dhe sesi ne te po  mblidhen emrat me te njohur te gazetarise televizive dhe spektaklit ne Shqiperi. Personazhe nga te gjitha televizionet me te njohura ne Shqiperi po behen pjese e ketij televizioni dhe sinqerisht me ka ardhur mire kur kam mesuar dicka te tille, pasi mbi te gjitha me vjen mire qe dikush ka marre persiper te investoj kaq fuqishem ne median shqiptare dhe te vlersoj kaq mire punen e gazetareve shqiptare. Emision pas emisioni (fatkeqsisht shume me emra te huaj), teksa orari televiziv eshte i tejmbushur me programe, dicka mundon...suksesi! Duhet te mendohet qe deri tani te pakten nje program i ketij kanali do te kishte bere buje, por ncuq! Keni degjuar te flitet per ndonje emision apo moment televiziv transmetuar ne kete kanal? A eshte bere ndonje emision apo personazh i ketij televizioni okjekt bisede apo lajmesh ne faqet e gazetave (flas ne lidhje me punen)? Pra dicka nuk shkon ne Agon Channel dhe bejne mire ta rregullojne, sepse me nje investim kaq te madh eshte per te ardhur keq. Une vendosa pak minuta me pare ti hidhja nje sy, dhe qelloi qe po shfaqej programi "Rrethuar" ku ishte ftuar Ardit Gjebrea, Imagjinoni, Ardit Gjebrea dhe Adi Krasta ne te njejtin televizion! Kaq i fuqishem eshte ky kanal! Vendosa ta ndjek per pak dhe.....Per ata qe nuk e kane pare emisionin, aty ftohet nje personazh i cili flet per punen, jeten personale dhe me duket ne fund nje pjese e vertete apo jo. Tre prej gazetareve me te njohura te ketij televizioni drejtonin pyetjet. Tani si ta them kete une pa u bere i keq...ja te mendohem. 

Po si i kujtoka Arditit, Ana Karenina, vajzen e vet? Oj shoqja gazetare cfare je tu fol? Mund te na e shpjegoj pak? Vete Arditi ngeli i habitur dhe i tha nje jo pff!

Pastaj nuk kishin pyetje te tjera po vetem per Anen? Arditi i ftuar per interviste, per Anen mesuam gjithcka. Po eshte femije dhe nuk i perket botes se spektaklit per cfare duhej ta pyesnin kaq shume? Ne pjesen e jetes private ne vend ta pyesnin per ndonje kuriozitet apo ndonje gje qe njerzit nuk dine per Arditin, i kerkuan te kendonte kengen me vargjet e Driteroit. Te them te drejten e pashe pjese pjese, sepse ishte e merzitshme, Arditi eshte personazh interesant, me bagazh dhe orator, sesi TRE gazetare mund te realizojne nje interviste kaq te dobet nuk e kuptoj. Po si tha ajo qe ka pas qene tek Klani dhe me pas tek ABC (me fal se gjithmone ja harroj emrin) - Une e di pergjigjien po s'po e them. Ja Ardit sa erdhe kot, ishte pergjigjur ajo tere kohes lol. 

Dua te them. Ketij televizioni i nevojiten programe me te mira bazuar ne cilesi e jo shumtesi, pasi kushtet i kane, emrat i kane e vetmja gje qe i mungon jane? Idete! 

Agon Channel mund ta ndiqni live ne web ne: www.AgonChannelTv.com 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.