Kenga Magjike Java e shtate dhe e tete


Perpara se te filloj vlersimet sipas preferencave TE MIA ne lidhje kenget e javes se shtate dhe tete te Kenges Magjike desha te them dicka. Per te gjithe ata qe mendojne se ne disa postime kam bere vlersime te gabuara ju rikujtoj se ketu vlersoj nga nje kendveshtrim/eksperience personale dhe nuk po kryej anketa. Noshta jam gabim, ndoshta kam te drejte, por tregomeni qe e kam gabim jo me klikime YouTube_sh por me shifra blerjesh. Ene kshu! Atehere tatatatatata ja dhe vlersimet e javeve 7 dhe 8:



Kjo kenge do kishte funksionuar shume here me mire vetem si melodi sepse Manjola e kalon cakun e popit ne interpretim dhe kenga merr me shume nuanca operistike nga c'duhet,Problem tjeter eshte dhe shqiptimi i fjaleve. Une dy fjale mora vesh dhe nuk e kam iden per cfare flet kenga. Ndoshta do kish qene me mire qe refreni te kish mbetur operistik e pjesa tjeter me shume pop. 


Ka momente kur kjo kenge eshte fantastike e ka momente kur eshte huh e gjitha ne varsi te interpretimit te kengetares e cila ndonjehere duket sikur nuk i shkon notave deri ne fund. Ne pergjithesi eshte kenge e lezetshme. 


Me pelqen kjo kenge dhe pse refreni duket disi i degjuar. Tipa te gjithe ne grup dhe te vecante. Duket sikur vera ende s'ka ikur, sepse kjo kenge netet e veres me kujton. 


Kenga e grupit Lynx me ka pelqyer shume dhe bejne mire ti cojne ne finale! 
Me sjellin ndermend Daughtry por djemte e meritojn nje cmim! 


Pse kete vit ka kaq shume kenge shabllon? Bum bum bam, bum bum bam, strofka e pare e qete, para refren-refren shperthyes bum bum bam mjauuuuu dhe fund. Nje tjeter rast kur kenga eshte ok, interpretuesja e mire, por vetem ne kete edicion ka te pakten 10 te tilla. 


OK Besen e kam qejf, por ato floket duhen ndryshuar asap! Kenga eshte e bukur sidomos refreni fiksim dhe fundi, por te them te drejten me mungon Besa e baladave dhe e pop-rock. 


"Mos shko" eshte nje kenge e bukur dhe me nje interpretim shume te mire. Zeri i Tirit ajjjjjjjj! Kenge perfekte per radio vec Eltina fustanin ncuq ncuq dhe gjate interpretimit ti kushtojne pak vemendje Tirit se shume menjane e lejne. Besoj do jene finaliste. 


Jehona ben kryesisht kenge per vete dhe e njejta gje perseritet dhe kete here e kenga nuk ndryshon shume nga te tjerat ne repertorin e saj. Do kish qene me e realizuar me nje refren tjeter, gjithsesi ok. 


Kenge e lezecme por regaton ne 2013? Ncuq! Petro duket i talentuar, por fatkeqsisht i duhet nje tjeter kenge per te provuar aftesite e tij. Nuk kuptoj une perse i kane dhene kete kenge, kur duket qarte qe ai ka nje ze shume te mire per r'n'b min 1:37.. 


Alvin Kocibelli me Zemra ime te do fort, eshte i preferuari im (deri tani) ne kete edicion. Kjo eshte kenga qe me ka pelqyer qe ne momentin e pare dhe qe une do vazhdoja ta degjoja me kenaqsi. I uroj suksese! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.