Kopertina! Kopertina! Kopertinat e muajve -tetor-nentor
Perfekte kjo kopertine e Anabel minus Yoga. Elvana duket e fuqishme dhe e mahnitshme shume ne pershtatje me nentitullin. Ngado ta vertisesh nuk i gjen gabim. Kopertine yll!
Ky set fotografik i Bleones ishte i mrekullueshem, por sic ndodh shpesh here me artistet tane, u publikua ne web perpara se te dilte ne kete kopertine. Bleona me pelqen jashtezakonisht shume ketu! Femerore, seksi, klas...fiksim! Titujt jane pak te renduar, sidomos emri i shkruar ne menyre gjigande.
Shume e realizuar kjo kopertine e Elegance e cila eshte dhe shume Vogue e shume italiane ne stil. Problemi eshte se duke qene nje foto kaq perfekte, nuk kuptoj perse titujt i ka rremuje? Pak me vonese me leximin se "Ferri" ka dale qe ne mars dhe nuk e di perse ne shqip e kane perkthyer ne "Ferri" sepse autori e ka vendosur titullin "Inferno" per nje arsye, se mund ta kishte vendosur shume mire "Hell" ne gjuhen e tij. Ah dhe nje te fundit eshte JAVA dhe jo javet e Dizajnit ne Tirane.E kane dhe ne logo jo per gje.
Femra Moderrne te mbushi mendjen, o te moderrnizohet ose te nderroje emrin. Duket sikur ju eshte derdhur e kuqja ne kopertine dhe pertuan ta ndryshonin.
Dalengadale Flatra po shnderrohet nga nje reviste artistike ne nje reviste femerore. Vini re titujt! Dua eshte shume e bukur dhe cool, por kjo foto nuk ja nxjerr ne pah. Gjithashtu nuk e kuptoj perse e kane zgjedhur per kopertine pasi ajo ende nuk ka publikuar gje, pervecse nje reklame. Une e kam shume qejf, por ajo s'ka bere kenge, s'ka reklamuar ndonje firme te njohur, s'ka luajtur ne ndonje film...Mund ta kishin ruajtur per momentin e duhur.
Si ide, fotoja, poza, titulli jane kombinuar shume mire, por passkena eshte e bllajk. Nje bronxature kjo kopertine, sikur e kane harruar nen rrezet e djellit. Nese do kish pasur nje sfond tjeter do kish dale shume seksi. E ajo ngjyra e logos, seriozisht e kane keta?
Nga jane frymezuar me kete ngjyren jeshile Klani nga e vjella e ndonjerit? Shyqyr kane ne kopertine Valbonen thuaj qe ka dale yll se bashku me djalin e saj. Shkrimi duket interesant duhet lexuar. Nderkohe shpresoj qe ne ate shkrimin "A do shpetoje Shpetimi?" te mos behet fjale per ate qe mendoj une, se atehere do jete nje nder titujt me te ulet te publikuar ne Shqiperi.
Per ata qe nuk e dine "Manakon" eshte shtepi mode ne Gjilan dhe Egzona eshte e mrekullueshmja e kesaj shtepie. Se cfare doja te thoja une po me zuri syri kete "Nene e bije shtatzane me te njejtin burre" dhe ika humba s'di ku jam. Titull kopertine. O medet!
Arbana duket aq mire dhe aq e rehatuar mbi pirgjet e kashtes e pulen ne dore sa te jep pershtypjen se eshte rritur ne fshat. Per nga ideja, origjinaliteti, pershtatja dhe realizimi, kjo eshte kopertina me e mire e muajit.
Vetem ne politiken shqiptare mund te shikosh qeveritare qe dalin ne kopertine kaq rehatshem e praktike. Sa mire Shqiperia! Rehat robt! Sikur ta kursenin pak ate rozen mire do ish, si dhe nuk eshte e nevojshme te vendosin gjithe permbajtjen e revistes ne tituj se nuk eshte se do e blej njeri per stilin alla Frida Kahlo jo.
Nje tjeter foto e Bleones nga sesioni fotografik qe kengetarja publikoi perpara se OK! dhe AS te dilnin ne treg. Shyqyr nuk kishte tre rreshta nentitulli se me tere ate hapsire ku do e vendosnin. Kopertina eshte ok.
Ne kete foto Vesa vetem e ndaluar nuk duket lol. Imazhi i ri i kengetares eshte rrok dhe seksi. Ah Psikologjia e diteve moderrne sa joshese qe eshte! Ju mendoni, dukeqene se xhaketa eshte e kuqe te pakten logoja do ishte me ngjyre tjeter por JO! I kane kombinuar i kane bere xing dhe keshtu mesoni sesi mund te prishni nje foto kopertine brenda 5 sekondave. Ja dhe keta nentitujt me hapsira 3km. Kur do i gjejne nje font tjeter asaj logos se nje minute merrem une me te e me cmend, lere pastaj ta kem ne shtepi ta lexoj.
Kjo kopertine eshte shume korrekte. Ka gabime (si psh ajo reklama e enteral aty ne maje) por eshte nga ato rastet kur gjithcka cuditerisht funksionon. Kjo foto e Erionit shume e pershtatshme dhe me ne fund NJE I QESHUR NE KOPERTINE!!!
Kur kryen kete fotografine nuk e vune re qe fustani dhe muri kishin te njejten ngjyre? Qe aty fillon problemi me kete kopertine. Shtoi pastaj dhe ate ngjyren jeshile te marr borxh nga Klani dhe fiksim! Nje tjeter element qe e shikoj shpesh ne kopertinat shqiptare si dhe ketu eshte zmadhimi i nje fjale ne brendesi te nje titulli per efekte qe vetem keta e dine. Ne planetin e VENUSIT. RECETAVE . Kur dikush e merr ne dore revisten do i lexoj dhe titujt te vegjel apo te medhenj nuk ka nevoje te shperthejne nga kopertina se s'po merret vesh kush eshte logoja.
Sikur kopertina e Story mos te ishte rremuj mjaftueshem, kane perzgjedhur dhe nje foto ne supermarket qe perzjere me ngjyrat jashtezakonisht te forta, na i shtremberoi syte. Femijet e POLITIKANEVE TE FORTA? E lashe.
Paska qene ngjyra e gurkalit ne ulje dhe ne nuk e dinim? Nga ta dinim ne, kur duket se keta te Teutes e paskan blere te gjithen! Po me lezet me lezet jo keshtu belldam! Fotoja eshte e bukur, duke pasur ne konsiderate faktin qe ka pasur per teme Hallouinin, perndryshe hmmm nuk di c'te them. Shkrimet duken interesante dhe ne pershtatje me revisten.
Kjo eshte kopertina jone e re me Xhesika Berberin dhe Marigona Dragushen realizuar nga Iva Kozeli. Ne e perzgjodhem sepse rame ne dashuri me kete foto qe ne shikim te pare, por dhe sepse modelet kete vit ne mbare boten kane perjetuar nje rritje te vemendjes ne skenen artistike dhe e njejta gje po ndodh dhe ne Shqipe. Kjo foto ka cdo epitet femeror - natyrale, feminore, seksi, e cilter, naive...nje nga ato foto qe kapen rastesisht dhe sjellin nje moment kohor kaq te perjetshem. Kaq. Fotoja eshte kopertine, kopertina eshte foto. Lexuesit tane dine cfare ne sjellim ne brendesi ndaj nuk eshte e nevojshme ta shpartallonim me tituj te medhenj.
Domethene VIP nuk eshte me reviste, por nje katallog reklame i interesave te cilido qe e ka ne pronesi? Seyhan eshte CEO me i suksesshem ne Europe dhe ka vendosur te punoj ne Shqiperi? C'kemi ca ben si ke qene ti mire je? Te pakten ketu duket me i pashem se ne foton e BKT. Sulltan, sulltan! Jallaaaa finesa e Pier Cardin qe ka nje shekull qe ka shitur kompanine e dy shekuj qe nuk e vesh me njeri. S'mundem me e lashe!
Post a Comment