Dancing with the Stars Albania - Shikoje te plote + pershtypje
E pabesueshme, por e vertete pas 101 ndryshimesh ne trupe, me ne fund "Dancing with the Stars Albania" filloi transmetimin javen qe shkoi. Lajmi per pjesmarrjen e Nora Istrefit beri buje, por ne perfundim ajo nuk ishte pjese e grupit konkurues. Per te gjithe ata qe deshen te dinim se nga e morem ne kete lajm, ju themi qe e morem nga faqja zyrtare e VizionPlus, ndaj s'ka nevoj per komente te metejshme. Nuk eshte problemi yne nese ne Shqipe shtojne dhe heqin majtas djathtas dhe nuk japin shpjegime.
Spektakli...
Sesi dhe pse u hap spektakli me nje bisede rreth superioritetit te gjinise mashkullore une nuk e kuptoj, por nje keshille vajzave ...OMG cfare e ka ate tatuazh Ema ne kraharor?!!! Me thoni nuk eshte i vertete eshte thjesht vizatim qe e ka bere per cfaredolloj arsyeje... Ok, me falni per shkeputjen por me kapi keshtu papritur...WOW! ...atehere tek keshilla e vajzave. Kuptohet kur dikush ka probleme me fjalorin, apo nuk di te largohet nga situata ne tre raste 1-kur fillon perdor eeeeeeee eeeeeee eeeeee 2- kur ben kompliment pas komplimenti pas komplimenti. Nuk eshte shfaqje radiofonike, eshte televizive, kemi sy dhe e bejme dallimin. 3- Kur del jashte bisede dhe flet me veten. Ndaj nxirrni ato letrat dhe lexoni me mire kur gjendeni ne situate te veshtire.Thjesht qendrojini besnike skenarit. Ah dhe dicka, Armina mos shiko lart kur i drejtohesh njerzve dhe vajza ju mund te jeni mike me organizatoret, por publiku jo, ndaj kur permendi emrat e organizatoreve mundesisht jepeni te plote emrin. Ajo eshte menyra e duhur.
Mua me pelqejne te dyja dhe kombinohen mire,pavarsisht lapsuseve, sterrkomplimentave dhe elokuimeve te zerit dhe mendoj se do ja dalin mbane mire. ArminaaaaAAAaaaaa JoniiiiiiiIIIIiiiiiiiiii lol
Spektakli ne pergjithesi eshte ok, pavarsisht gabimeve teknike. E si mund te behet nje spektakel ne Shqiperi pa patur probleme mikorofoni 101 here pavarsisht se flet nje a 15 apo pa patur ndricim te mjaftueshem e ti bej te duken njerzit sikur kane qare tere javen! Po ne pergjithesi mire. Cfare eshte plastika e trupit? Po gloud rumi cfare ishte? Skenari mire ca ben ti mire se do shkence ky spektakel per tu shkurar lol.
Konkurueset
Disa ishin me mire se balerinet hahahhaha! Aman se nata e pare c'mund te themi pervecse trupi i Rikes ajajajjajajajaja! E pate tek provat? Ku kuuuuu! Koreografite jane te thjeshta dhe nuk perkojne fare me muziken ja kete mund ta them. Kenga bum bum bum kercimi laaaaaaaaaaaaaa lalaaaaaaaaaa laaaaa
Me pelqejne emrat ne listen e konkuruesve. Te rinj, cool, ndoshta te panjohur per brezat me te moshuar por interesante. Te gjithe i pranuan mire kritikat ndryshe nga vitet e shkuara dhe ai futbollisti me shkriu se qeshuri.
Juria
Qe tre nga anetaret e jurise se nje konkursi kercimi nuk jane balerine...thote shume per jurine, por prape se prape si tha ai; Une guzhunjer nuk jam po sesa te mira jane qoftet di te te them ndaj...
Iva, Iliri dhe Fredi njihen tashme si gjyqtare dhe ishin ata qe pritej te ishin por une do ndalohem tek Ema se e kam qejf.Perse kishin folur keq per Emen? KUSH kishte fol keq per Emen?!!! Te me falni por mua me pelqeu shume. Si i tha atij Albanos - Te erdhi dita! Hahahahahhahahahahhaahahahahhahahahahhahahahahahhahahahahaha!
Kjo ishte dhe zgjedhja me e mire e organizatoreve pa pike dyshimi! Vec shpresoj te mos ngacmohen me Iven se apapappapapapapa do jete ndeshja televizive e vitit hahahahha!
Mua mu duk shume e sinqerte dhe e sakte me seicilin prej konkuruesve biles nga mesi i spektaklit po kaloja videon direkt tek vlersimi i Emes. Nderkohe ai komenti i Kastros per veshjet e jurise mu duk i pavend dhe nuk e kuptoj perse e tha. Puna e tyre eshte te gjykojne kercimin dhe ate bene askush nuk e ofendoi, ai eshte aty per te kercyer dhe kerceu. Ema kishte te drejte ne ate qe tha dhe Armines qe ju duk si shaka sa per te zbutur situaten, te debatoje me ndonje tjeter se Ema e ha se gjalli hahahhaha. Ka nje gje ketu. Brezat e meparshem, kane luftuar shume per te qene ku jane. Nuk dolen nje dite ne spektakel e facebook dhe u bene Vipsa. Ju deshen vite e dhembe per te arritur e mbajtur ate qe kane NDAJ mos e co muhabetin deri atje se del bllof sic doli. Ene kshu.
Momenti fiksim:
E kapi njeri kete?
Gjate votimit te Flaka Krelanit, komentatori ne vend te thoshte Iva Tico tha Alfred Kacinari, nderkohe qe u pergjigj Iva dhe kur i erdhi rradha Fredit, komentatorin e zuri e qeshura nuk ja perfundoi dot emrin. Hahahahahha!
Me poshte keni mundesine te ndiqni te gjithe spektaklin te ndare ne pese video. Nese doni ti bini shkurt ndiqni videon e peste e cila eshte dhe videoja permbledhese. Me e votuara e javes se pare rezultoi Flaka Krelani. Suksese te gjitheve!
Post a Comment