Header Ads

Ndoshta Shqiperia do ta pushtoj boten z.Bewkes (Drejtor i Times Warner)



Gjate nje interviste per New York Times rreth kater vjete me pare ne lidhje me suksesin e kompanise Netflix, drejtori ekzekutiv i Times Warner, deklaroi se (suksesi i Netflix) eshte pak a shume si te mendosh qe ushtria SHQIPETARE do pushtoje boten."  Kater vjete me vone, Netflix jo vetem qe eshte kompania numer nje ne Amerike per qiradhenien e filmave me poste dhe online, por dhe arriti te tejkaloj parashikimet e Wall Street duke shenuar nje rritje te dyfishte ne fitimet vjetore. E duke qene se xhaxhi Bewkes, kompania e te cilit ka shenuar humbje te nje pas njeshme, permendi Shqiperine (se e kane zakon keta rrine dhe hedhin nga nje emer qe as nuk e di ku bie), a thua "ushtria" e shqiptareve vertete do ta pushtoj boten? Ndoshta jo me arme, por te pakten artistikisht duket se ky pushtim po ndodh. Ju falim per injorancen dhe faleminderit per parashikimin. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.