Header Ads

"6 Dite pa Ermalin"


Ermal Mamaqi vjen me programin e ri "6 dite pa Ermalin" i cili eshte pak a shume nje talk-show nate, ndoshta me i realizuari apo pershtatja me e mire e programeve te ketij lloji ne vend. Nata e pare e "6 dite pa Ermalin" fatkeqsisht filloi me justifikimin se sigla e emisionit nuk eshte kopje eshte nje parodi blla blla blla. Kjo ishte aq e nevojshme sa dhe efektet teknike te te qeshurave ne sfond. Kritika mbi kengen e kenduar ne varrimin e Vace Zeles ishte mese e gjetur, por ish dicka qe u komentua gjate ne rrjetet shoqerore dhe pak e vonuar, megjithese nuk mund ta mohosh se pjesa me Luan Zhegun ishte e gjetur. Intervista e Elvanes me pelqeu per arsyen kryesore se kjo ishte hera e pare qe e kam pare Elvanen kaq te rehatshme ne interviste dhe per kete kudo Ermalit, sepse kjo ishte dhe pika me e forte e programit. Dueti ishte ide e bukur, por teksti pa efekt humori dhe ajo lista e 10 gjerave qe nuk duhet te beni per Shen Valentinin e pakuptimte. Ermali eshte me shume se kaq, thjesht duhet te punoj pak me shume ne sjelljen e batutave etj. 

Per te patur nje ide, mjafton ti hedhi nje sy seksionit te lajmeve ne "Saturday Night Live". Lajm,batute,510sekonda. Nuk ka nevoj te zgjatet. E njejta gje dhe me duetet. Le ti hedhi nje sy "Late Night" me Jimmy Fallon me te cilin Ermalin artistikisht pershtatet mire (pervecse Ermali eshte aktor me i mire). 

A do vazhdojme ta shikojme? Patjeter! Nder te paktat programe qe ja vlen, e besojme se ne episodet e ardheshme do kete me humor e gjera me interesante. 






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.