Header Ads

Nickola Shreli ne serialin "The Red Road"

Jason Momoa dhe Nickola Shreli

E mbani mend Jason Momoa nga "Game of Thrones"? Pas suksesit ne kete serial, aktori ka arritur te kete serialin e tij televiziv ku luan ne rolin e nje sherifi policie i cili perpiqet te mbaje bashkuar familjen e tij teksa punon per mbarvajtjen e dy komuniteteve. Ate te qytetit ku jeton dhe ate te Ramapo Mountains, banuar nga nje fis indian. Seriali ne te cilin interpretojne emra te njohur aktoresh si Martin Henderson, Julieanne Nicholson, Tamara Tunie etj. ka premieren me 27 shkurt ne Sundance TV dhe nje arsye me teper per ta ndjekur (pervece i cilesuar si nje prej serialeve te rinj me interesant ne tv) eshte se ne te interpreton dhe aktori shqiptar Nickola Shreli. Pas pjesmarrjes ne "Low Winter Sun", Nickola Shreli rikthehet ne tv me "The Red Road" ku interpreton ne rolin e Duke ne dy episode - "The Great Snake Battle" dhe "The Journey to the Sunrise"  te cilat do te transmetohen ne tv perkatesisht ne datat 27 mars dhe 3 prill 2014.  Per me teper ju njoftojme kur serite te transmetohen ne Sundance TV. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.