Perse Kosova po bojkoton videot e kengetareve te saja?
Nuk e kane problem te shfaqin videot e Gages, Rihanna, Miley apo Beyonce, por largqofte ndonje kengetare shqiptare tregohet me sensuale sec duhet e nuk i kendon tradhtise, burrit te martum apo kurbetit dhe fap, e heqin nga ekrani. Pas "Anuloje" te Genta Ismajlit, tashme dhe "A po don" e Era Istrefit po bojkotohet nga televizionet ne Kosove, me arsyen se eshte me seksi sesa duhet. Nuk dihet se ne cfare kushtesh bazohen keta "vendimarres" per te verifikuar kur seksi eshte me shume seksi sesa e lejon norma, por ky mund te jete "trendi" me qesharak qe po zbatohet perhere e me shpesh, ne historine e televizioneve kosovare. Nese i keni ndjekur videot, ne asnjeren prej tyre nuk ka puthje, nuk ka meshkuj, nuk ka zhveshje, nuk ka veprime ofenduese, e vetmja gje qe shfaqet eshte bukuria e kengetareve ne fjale e cila nese ofendon dike atehere te nderroj vendin e punes. Keto nuk jane rastet e para kur televizionet ne Kosove bojkotojne videokenge. Me pare i ka ndodhur dhe Adelina Ismailit, Tingullit 3, por kane qene raste te cilat jane perfolur se kane ndodhur per armiqsi profesionale (kundrejt Adelines) apo fjalorit banal (kundrejt Tingullit 3), por kjo eshte hera e pare qe "shume seksi" po perdoret si nje arsye per te mos transmetuar videokenge te kengetareve me te kerkuara te momentit.
Post a Comment