OPINION - "Si vishemi?" nga Klan. Shikoje te plote ketu.


Ne temen e rradhes ne "Opinion" u diskutua sesi vishen shqiptaret. Personalisht mendoj se eshte nje pyetje e gabuar, sepse nuk mund ta pergjithsosh dot veshjen e nje populli te pakten ne kohet e sotme. E them kete pasi, sot me shume se kurre ne mbare boten njerzit vishen sipas rrethit shoqeror te cilit i perkasin, nivelit ekonomik, edukativ dhe kerkeses se perditshme. Nese dekada me pare te pasurit visheshin shtrenjte e bukur e binin ne sy, sot fale fabrikes kineze te gjithe e kane kete mundesi ne cdo cep te botes, por si ne Shqiperi dhe ne cdo vend tjeter te botes, per arsyet qe permenda me lart, menyra e veshjes ndryshon. Ndaj veshja nuk eshte me karakter i gjithe popullates, por grupeve te caktuara. 
Gjate komunizmit nuk eshte se shqiptaret s'kishin shije apo stil. Thjeshte nuk kishte, e ata qe kishin nuk guxonin se po te guxoje behej nje mbledhje e tere e te perjashtonin nga puna e partia etj. Blendi nuk duhet ti kete harruar kaq shpejt "shfaqjet e huaja" qe per nje bluze me stampe e pantallona te ngushta te perzinin nga shkolla. Une nuk jam aq i vjeter por te pakten keto i di, keshtu qe nuk kishte nevoje per ironizim te vazhdueshem. Por te pakten visheshin me rregullt se ai burri qe fliste per xhaketat dhe xhaketen e vete e kishte te parregullt apo ai tjetri me xhakete gjysemkrahe me nje kombinim ngjyrash vaj medet. Sic thashe...ceshtje shijesh.
Nuk me pelqeu ai reportazhi ne video qe kishte per qellim te ulte dhe krijonte humor me te perditshmit ne Shqiperi. Shija personale e personave te perditshem nuk mund te diskutohet, pasi ajo cka ti mendon se duket bukur per ate person mund te duket e shemtuar e anasjelltas. Ne te njejten kohe, personat e filmuar mund te kene qene duke shkuar ne pune, ne are, ne klub etj e ti nuk mund ti gjykosh nga ai moment, ku ata jane veshur ashtu pasi kjo i ben te ndihen rehat. Degjoj shpesh here qe shqiptaret veshin taka qe ne 8 te mengjesit. EDHE? Po ashtu ndihen rehat! Perse duhen te gjykohen? Asnjehere nuk i kam kuptuar keto ide te tilla, gjithsesi jemi ballkanas dhe paragjykimin e kemi te lindur ndaj dhe nuk duhet ta marrim seriozisht. Nderkohe, diskutimi ne veshje i personazheve publike te cdo fushe eshte mese i drejte pasi nuk prezantojne vetem shijen e tyre por dhe programin, televizionin, biznesin, administraten qe drejtojne etj. Ajo cka mua me pelqen tek shqiptaret ne veshje eshte deshira per tu mbajtur dhe per tu dukur mire pavarsisht nese ja arrijne apo jo. Me pelqejne qe kudo qe shkojne qofte per pazar, qofte tek mjeku, gjithmone e mbajne veten. Me stil apo jo, te pakten shqiptaret duken te rregullt. Shpesh here diskutuesit ne kete program kam vene re qe kur i referohen vendeve jashte, flasin me teper me referenca kinematografike e televizive, pasi dhe jashte nuk ndryshojne shume nga shqiptaret. Shtresat e larta dhe te rinjte gjithmone mbahen, shtresat e mesme jane te rregullt, e punetoret mbulohen. I vetmi ndryshim eshte se ne Shqiperi dhe ata qe nuk kane, duan te vishen si te pasurit, kurse ketu vishen sipas kategorise ekonomike (flas per Ameriken). Nje tjeter ndryshim eshte se ne Shqiperi cdo gje eshte 5 minuta larg, ndersa ketu nje ore larg dhe nese tek ne kane kohe te rregullohen  e mbahen, ne Amerike nuk ju del koha ndaj i shikoni me gjera sportive, sepse duan te jene sa me rehat. Kjo gje shpesh here keqkuptohet ndaj dhe perflitet se "amerikanet nuk kane stil".  

Ne administraten tone sidomos femrat e tejkalojne kufirin. Nuk eshte rregull i shkruar por dihet qe ne administrate mqs nuk ka perparse pune kerkohet qe punonjsit te jene te prezantueshem dhe te rregullt, sepse jane aty per te zbatuar ligjin dhe jo per treguar xhevahiret. Ndaj dhe degjon me teper te flitet per fustanet e deputeteve tona me shume se per punen e tyre, qe jam shume i sigurt eshte me e madhe sesa lulja e bluzes qe mbajne veshur. Me kujtohet nje rast gjate vizites se presidentit shqiptar ketu ne Amerike, ku nje punojse e tij kishte veshur nje kostum te kuq dhe binte ne sy nje milje larg nga cdo cep i hollit te hotelit, ku te gjithe perfaqsuesit e tjere ishin te veshur me ngjyra te errta. Dmth nese doje te dije ku ishte president shqiptar ndiq ngjyren e kuqe. 

Meshkujt ne Shqiperi

Te rinjte, meshkuj apo femra gjithmone do mbahen, sepse te na rroj dashuria, mosha ben te veten etj. Ne moshe me te madhe meshkujt qe mbahen jane kryesisht ata qe punojne ne art, kane biznese apo pozita pune qe e kerkojne nje prezantim te tille. Kaq e thjeshte. Duhet kujtuar qe ne psikologjine e mashkullit femra duhet te jete gjithmone e bukur, ndersa ne psikologjine e femres mashkulli duhet te kete nje shpirt te bukur dhe te prodhoje stabilitet shqiprteror e ekonomik. Ndaj shikon femra te bukura te lidhura me meshkuj te shpifur, e asnjehere femra te shpifura me meshkujt te bukur. Si rrjedhoje, femra gjithmone do kujdeset per pamjen, e mashkulli gjithmone do kujdeset qe te sjelle qendrueshmeri ekonomike...e shpirterore. 


Sa ka ndryshuar veshja ne Shqiperi?

Shume! Vishen si vishen, e rendesishme eshte qe mbahen dhe kane deshiren per tu dukur bukur. Nje tjeter e rendesishme eshte thyerja e mentalitetit per veshje te caktuara qe prape se prape ende vazhdon jo vetem ne jeten e perditshme por dhe ne televizione.Megjithate fale emigrimit ne vende te huaja, te gjithe sjellin dicka te ndryshme dhe kontribojne ne rremujen e perditshme vendase e cila nese shihet me nje sy pozitiv shnderrohet ne nje telajo per tu admiruar. Gjithmone flas per veshjet dhe jo uje e sapun. Per ate le te flas qeveria.

Ps. Se u zgjata shume, por desha te shtoja dhe kete. Te dashur, ai "Street Style" vertet quhet stili i rruges, por mos kujtoni se te gjithe vishen ashtu ne rruge. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.