Header Ads

Tani eshte rradha e BEBE REXHA! INTERVISTE per ALBANIAC


Bebe Rexha mud të mos jetë shumë e njohur për publikun shqiptar, por në Amerikë ajo po krijon një emër në industrinë muzikore, jo vetëm si këngëtare por dhe si kompozitore e suksesshme. Kënga e fundit "Take Me Home" me Cash Cash, dëgjohet kudo në radio e së shpejti publikohet dhe videoklipi. Sapo ka nënshkruar kontratë për albumin e saj debutues me "Warner Brothers". Kompozuar këngë për Selena Gomez dhe bashkëpunimin e fundit të Eminem dhe Rihanna (The Monster). Publikuar videon "Comeback Kids" dhe të gjitha këto me forcat e saja, vite më parë kur vendosi të ruaj rrogën javore për të blerë pajisjet e duhura për një ministudio. Ne love Bebe Rexha e ju duhet ta love atë gjithashtu! S'ka diskutim! 


Bebe urime! Kënga juaj e fundit "Take Me Home" me Cash Cash është duke ngjitur majat e hitparejdeve në Amerikë (momentalisht Nr1 në hitparejdin Dance) dhe lançuar kudo në radio! E mendonit se kjo këngë do pritej kaq mirë? Biles u luajt dhe ne MTV VMA dhe po mendoja po Bebe përse nuk është aty?!!!

Shumë faleminderit! Jam shumë shumë e lumtur me suksesin që ka gjetur "Take Me Home". Miqtë e mi dhe familjarët më dërgojnë mesazhe vazhdimisht, sa herë që dëgjojnë këngën në radio, MTV ose klube. Kjo që po ndodh është e mrekullueshmë! Këtë vit nuk isha në VMA, sepse po punoj për këngët e reja, por shpresoj të më shikoni në tapetin e kuq vitin e ardhshëm.

Mendoj se 2014 do jetë viti juaj! Ke këngë shumë të bukura, një pamje të bukur, zë të mrekullueshëm dhe një skuadër shumë të mirë pas teje. A do publikoni një album?

Shumë faleminderit për komplimentet! Po më bën të skuqem! Shpresoj që 2014 të jetë viti im dhe po, momentalisht po punoj për albumin tim debutues. 

A ka ndonjë datë për publikimin e videos së "Comeback Kids"?

Videoja për "Comeback Kids, do të publikohet më 4 shtator në Idolator.com. Ishte kënaqsi të filmoja në Bruklin (Brooklyn) ku dhe kam lindur.

Versioni juaj i "Hold On We're Goin' Home" te Drake është...i mrekullueshëm! Nje version fantastik! Ju e ndryshuat komplet dhe e përvetsuat atë këngë. Uroj që të bëni sa më shpesh versione të tilla akustike. Fiksim!



Faleminderit dhe më vjen mirë që të ka pëlqyer! Së shpejti do publikoj dhe një version akustik të këngës "Bad Bitches Don't Cry" të ciliën e kam kompozuar vetë. Ajo këngë është shumë domethënëse për mua, pasi është një këngë që të kurajon për të qënë e fortë dhe për të mos lënë askënd që ti bëj hije rrezatimit tënd. Sa herë që ndihem pa kurajo, marr në dorë kitarën dhe këndoj këtë këngë me tërë fuqi e më bën të ndihem shumë më mirë.

Ne kemi shkruajtur shpesh herë për ju, por për njerzit që nuk ju njohin mirë, a mund të na tregoni pak për veten dhe karrierën tuaj deri më tani?

Sigurisht! Kam filluar të kompozoj dhe këndoj që prej moshës 16 vjeçare. Për tetë vjetë i kam rënë trumpetës dhe më pas mësova autodikdakt si të luaj në piano. Kur isha më  e re, e kisha shumë të vështirë të gjeja producentë për të punuar, ndaj fillova punë dhe me të ardhurat e mia bleva një kompjuter dhe pajisjet e duhura për të regjistruar këngë. Vetë mësova si të përdor fruity loops, pro-tools,si të përdor mikrofonin, regjistroj zërin, programoj ritmet.  Ndërkoh shkova në kolegj për dy vjet, por e lashë kur më ofruan të bëhesha pjesë e një grupi të ri të krijuar nga basisti i "Fall Out Boy", Pete Wentz. Nënshkrova kontratën e parë me shtëpinë Decaydance/Island Def Jam dhe interpretuam kudo nëpër botë. Kemi shoqëruar Bon Jovi tek "Hard Rock Calling" në Londër, LMAO në Dubai, Travie Mccoy (Gym Class Heroes) në Amerikë etj. Pas turneut dhe 60 këngëve me grupin, vendosëm që të vazhdonim karrierën veç e veç dhe unë fillova të shkruaja këngë për artistë të ndryshëm.  Kam bashkë-kompozuar "Glowing" për Nikki Williams, "Like A Champion" për Selena Gomez në albumin e ri "Stars Dance" si dhe "Take Me Home" për Cash Cash. Kam nënshkruar një kontratë publikimi me BMG Chrysalis dhe një kontratë albumi me "Warner Brothers" javën që shkoi!!! Jashtëzakonisht e egzaltuar! Tani po kompozoj për albumin tim të parë!!!




E duke qënë se jeni shqiptare me origjinë ne nuk mundemi dot të mos ju bëjmë disa pyetje mbi këtë temë ndaj gati?

A- Nga cila pjesë e shqiptarisë është familja juaj?

Mamaja nga Amerika, babai nga Dibra.

B- Cili është ushqimi juaj shqiptar më i preferuar?

Ushqimi më i preferuar është byrek me lakra dhe bakllava. Shumë i shijshëm! 

C- Cili/cila është kënga/këngëtarja/këngëtari juaj i preferuar shqiptar?

Këngë nuk kam, por jam fanse e madhe e Aurela Gaçes! Zëri i saj është madhështor!

D- Kur ishte hera e fundit që vizituat Shqipërinë/Kosovën apo planifikon të vizitosh së shpejti?

Isha atje vitin e shkuar dhe ishim të ftuar në katër dasma!!! (E di ti si e bëjmë ne shqiptarët! Hahahaha!)

E - Cilën fjalë shqiptare përdorni më shpesh?

- Faleminderit!

Së fundmi doja të ju bëja të ditur se ju kemi përzgjedhur në listën tonë të "10 Këngëtareve Shqiptare më Seksi të Vitit Sipas Albaniac" Urime dhe shihemi vitin tjetër në VMA!

WOW! Kjo është shuuuuumë e mrekullueshme! Faleminderit shumë! xoxooxoxox


Përgatiti për Albaniac: Elbino /Shtator 2013 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.