Header Ads

Kenga Magjike - Java e 11


Rovena Dilo - Gjeje nje tjeter

Kenga eshte ok, por duket si vazhdimi i kenges me te cilen ajo u prezantua vjet ne kete festival - Ne do puthemi. Dy kercimtare, veshja, levizjet, ritmi.Tani, une nuk e di kush ja ka mbushur mendjen Rovenes qe kercen shume bukur, por...yep ashtu. 


Big Mama - Valentina

Une Big Mamen shume e dua, por kjo kenge eshte e tera perturp e duhej te mos kish ndodhur. 



Anjeza Shahini - Energji

Kenga eshte e bukur, por jo per Anjezen. Ne refren zeri i saj nuk kombinon fare me muziken. Eshte shume i larte dhe vecshpues. Kjo kenge ka nevoje per nje ze te forte rrok dhe per disa kitara me teper.


Amarildo - Shi ne shkretetire

Kjo eshte nje kenge e kendshme, por nje kenge qe ben pjese ne listen e kengeve te nje albumi, me teper sesa si singel. Dua te them , nuk arrin te terheq vemendjen e duhur nga publiku. 


Aldo - Gjethe vjeshte

Kenga dhe interpretimi jane aq te peraferta me ato te Vedat Ademit saqe eshte pak e frikshme lol. Gjithsesi eshte kenge e bukur. 

Rosela Gjylbegu - Rri me mua

Dhe.... kenga me e mire e javes i shkon Rosela Gjylbegut me "Rri me mua". Nje balade e fuqishme alla Sanremo dhe e formuluar saktesisht per te qene pretendente per cmimin e pare. Ka disa probleme te vogla, si psh aty tek pjesa /vetem une po te dua/ qe duhej te kish vazhduar me nota maksimale por pritet shkurt, si dhe pjesa rri me mua rri me mua rriiii me mua! Amoooon rri me ket' se e plase gocen o dreq! lol 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.