Header Ads

Miss Universe Albania dhe Kosovo - Zhaneta Byberi, Artnesa Krasniqi

Kandidatet per Miss Universe 2014 jane prezantuar me ne fund online ne faqen zyrtare te Miss Universe dhe keta jane dy bukuroshet shqiptare te cilat do na perfaqsojne:


Zhaneta Byberi

Mosha: 19
Vendlindja : Bajram Curri
Vendbanimi : Tirane
Gjatesia : 178cm
Gjuhe te huaja: Anglisht dhe italisht



E lindur ne Bajram Curri, Zhaneta dhe familja e saj kane jetuar ne Belgjike dhe Angli perpara se te ktheheshin dhe vendoseshin perfundimisht ne Tirane. Ka marre pjese ne shume aktivitete te modes dhe momentalisht eshte ne kontrate me agjensine "Grace Models". Vendi i saj me i preferuar eshte Tropoja, per vlerat e padiskutueshme natyrore, shpirterore, historike dhe traditat qe mban. Personi qe do kish deshire te kish takuar eshte Leonardo da Vinci pasi admiron  krijimtarine, imagjinaten dhe mjeshtrine e tij. Sidoqoftem kurre mos i leni ne dore qenin tuaj. Kur ishte e vogel, Zhaneta mori kutine e tualetit te mamase dhe "zbukuroi" qenin e saj. Veme bast, qe aty e kuptoi se donte te behej modele!



Artnesa Krasniqi

Mosha : 22
Vendlindja: Biel, Zvicer
Vendbanimi: Gjakove
Gjuhe te huaja: Gjermanisht, frengjisht dhe anglisht




Ne moshen tete vjecare Artnesa do rikthehej nga Belgjika ne Kosove me prindrit dhe vellain e dy motrat. Ne moshen 15 vjecare fitoi konkursin "Ford Models of Kosova" qe e ndihmoi per te filluar karrieren si modele. Pas shtate vjetesh pune ajo tashme ja arriti te shpallet "Miss Universe Kosovo", qe ka qene dhe qellimi i saj prej kohesh. Nese ju duket se e keni pare dy here ne vende te ndryshme, keni te drejte. Ajo thote se me motren ngjasojne shume dhe shpesh here njerzit i ngaterrojne. Pervecse ka nje te qeshur te forte, Artnesa tregon se pavarsisht se cfare ha e sa ha, kurre nuk shton peshe. Me ate mendje hajde ne Amerike mi moter se e sheh ca bohet. Brenda muajit te shendoshim! Hahahaha!

Ne perfundim, te dyja vajzat jane yje! Ne gjithmone kemi perfaqsuese te bukura dhe te sakta ne Miss Universe e nuk kish si te ndodhte ndryshe dhe kete vit. Edicioni i 63 i Miss Universe mbahet me 25 janar te 2015 dhe transmetohet live ne oren 20:00 ne kanalin NBC.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.