Header Ads

Salih Gurkan, nje turk ne boten e modelimit ne Shqiperi


Pasi shume shqiptare kane ndertuar karrierat e tyre ne Turqi dhe vendet e tjera te Europes, duket se tashme dhe europianet po kerkojne te eksplorojne tregun shqiptar. Nuk jane te shumte emrat e huaj qe aktivizohen ne skenen e Estrades shqiptare, por dhe nuk mund ta mohosh se perdite e me teper po e shikojme pranine e tyre, para dhe pas kameres. Televizionet italiane (Alba, Norba, Agon), gjithmone kane qene prezente ne vend, se fundmi dhe ato greke (MAD) kane filluar aktivitetin. Reklamat dhe videoklipet muzikore, shpesh realizohen ne vendet fqinje, muzika po gjithashtu. Te gjitha keto veprimtari kane bere qe syte e Ballkanit te kthehen nga Shqiperia e cila me shume se cdo gje tjeter ka treguar qe ka talente shume te mira te cilat kur ju jepet mundesia dhe kushtet e duhura korrin sukses. Ndoshta kjo e ka bere dhe modelin e ri turk Salih Gurkan te tentoj tregun shqiptar. I rritur ne Austri me shoqeri shqiptare, atij i pelqen shume vendi yne dhe kengetaret tane, e duke qene se ka per pasion modelimin ka vendosur te tentoje nje karriere ne tregun vendas. Ketu jane disa fotografi te tijat e nese jeni te interesuar vizitoni profilin e FB per ta kontaktuar. Suksese! 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.