Header Ads

Elhaida Dani - I'm Alive - Shiko videon ketu


Nese "Diell" nxorri ne pah vokalin e fuqishem te Elhaides, "I'm Alive" perqendrohet me teper ne cilesine e kenges, nje veprim qe duket se jo vetem ka funksionuar, por dhe i ka sjelle kengetares hitin me te mire muzikor te karrieres se saj. "I'm Alive" eshte nje kenge perfekte pop qe te sjell ndermend ngjyrat e vokalit te Jessie J dhe notat melodike te Rita Ores, te kombinuara bukur nga Elhaida. Kjo kenge eshte shnderruar ne nje hit te menjehershem nga ndjeksit e Eurovision 2015 dhe zor se gjen nje koment negativ rreth saj. E renditur menjehere ne top5 pretendentet kryesore, Shqiperia kete vit vjen kundra cdo trendi qe po shfaqet ne Eurovision si; interpretimet ne 3-4 persona, baladat ekstreme apo synth-pop. Videoja gjithashtu dhe pse e thjeshte, eshte videoja e dyte me cilesore qe Shqiperia ka prezantuar ne Eurovision (pas "Suus" te Rona Nishliut) dhe do kishte qene me perfekte sikur aktrimi i femrave ne video te ishte me i sakte. Nese Elhaida ka kerkuar te gjej suksesin europian, ky eshte momenti i duhur. "I'm Alive" eshte kenga me e bukur pop e ketij edicioni dhe me nje promovim te mire, mund te gjej dhe suksesin e duhur komercial per tu shnderruar ne nje hit europian. Suksese! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.