Header Ads

Nallanet e Florit, majmuni i Getoarit dhe gazetarja "shterpe".


Me ka mbetur ne mendje nje shkrim i shperndar ne Facebook, nga gazetarja Luela Myftari, me titull "Zogu i Tunes, majmuni i Getoarit dhe "mamkapsi" Flori", ne te cilin kritikoheshin keta kengetare per gjuhen e perdorur ne kenget e tyre. Nga komentet pozitive te shperndaresve, vendosa ta lexoja dhe ngela i habitur me gjykimin e gazetares. Duke i kritikuar per gjuhen e perdorur ne kenget e tyre, ajo i fajson ata per faktin qe kenget e tyre po kendohen dhe nga femijet e i ul akoma me poshte duke ju kujtuar qe nuk kane studiuar as edhe dy vjet art. Me e bukura? Gazetarja e quan katastrofke kete qe po perjetojne femijet sot dhe biles shkon deri ne ekstrem duke thene "Lum une qe ende s'kam lindur!"  WOOOOOOOW!

Eshte kollaj fare te gjesh dike e ta besh fajtor, per problemet e tua. Ndodh rendomshem ne Shqiperi, ku asnje nuk ka asnjehere faj, por po te mendosh pak me shume se nje nxenes i shkolles fillore, e jo me gjak te nxehur, do kuptosh se se pari se keto kenge NUK JANE PER FEMIJE. Nese femijet i kendojne, fajin e kane prindrit e tyre qe i lejojne. Nese femijet i shikojne ne TV, fajin e kane serisht prindrit qe i lejojne te shikojne kanale te cilat nuk jane per femije. E nese nje kanal per femije, transmeton keto kenge, fajin e kane televizionet dhe objektet perkatese qe e lejojne dhe nuk japin ndeshkime. Sa per autoret e kengeve, ata nuk kane faj. Japin ate qe kane, ate qe dine, i pergjigjen publikut te tyre, por qe ti mohosh te drejten e shprehjes, kjo nuk me duket normale. Mund te mos jesh ne nje mendje me ta, mund ta urresh muziken e tyre, por nuk ke perse e degjon apo te investosh ne te. Po qe ti thuash mos kendo e mos krijo? Nuk duhet harruar qe monedha ka dy ane, dhe per cdo X apo Y qe nuk pelqen Z apo ZH ka nje Z dhe ZH qe nuk pelqen X apo Y. Gjithsesi te gjithe jane te lire te pelqejne dhe zgjedhin sipas shijeve per sa kohe nuk demtojne njeri-tjetrin. Kjo ben dhe shoqerine demokratike. Po qe ti urosh vetes te mos kesh femije per nje kenge te Tunes apo Florit? Kjo i duket gazetares normale? Ne fakt mua kjo me duket cmenduri! E sa per keto debilliqet e studimeve qe shqiptaret i permendin ne cdo shkrim, ju kujtoj qe ne art talenti dhe puna jane kryesoret, se keni artiste boteror qe nuk kane studiuar instrumente e histori arti e kane lene gjurme ne muzike, ashtu sic keni dhe artiste me shkolle te larte qe nuk njerrin dot nje kenge tamam. E sa per tekstet "bajate", nese i hidhni nje sy kengeve te vjetra shqiptare do gjeni shprehje te tilla sa te doni. /Kur me vjen burri nga stani fer fer fer ma ben fustani/ jepi shoqja gazetare nje te menduar, per cfare e kishte fjalen zonja e shtepise?  Apo /Marangjyli kaq i bukur, medet o por s'ka ere/ Me ja prek gjethin me pupul, aman doren c'ta therr/  Per motin e per floren po flasin padyshim.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.