Header Ads

Ndodhi dhe kjo...

Eshte thene se menyra me e mire per te pushtuar nje vend eshte nepermjet artit. Nepermjet luftrave dhe pse mund ta pushtosh nje shtet, do vij nje moment kur shoqeria do revoltohet dhe serisht do gjej lirine. Pervec kesaj, urrejtja per pushtuesin do te ndihet me shekuj te tere. Nderkohe arti duke qene se preferohet nga te gjithe, si nje virus pushton zemren, mendjen, deshirat dhe te armikut tend me te keq e pakuptuar ai e gjen veten duke te admiruar, duke perdorur traditat e tua, derisa nje dite te shnderrohet ne "ty". Kjo po ndodh sot ne Shqiperi. Per 500 vjet shqiptaret u munduan te mbanin larg cdo gje turke dhe ja arriten me se miri. Ato copeza kulture apo fjalori qe ende gjenden ne shoqerine tone, jane copeza qe i mbijetuan cdo shteti ballkanik. Nderkohe Skenderbeu duhet te jete duke u rrotulluar ne varr, tek shikon televizionet shqiptare te sterrmbushura me prodhime te lira turke e popullaten qe i ndjek si te shashtisur. Mund te quhet shume mire pushtimi i dyte turk. E pas vizites e deklaratave te kryeministrit te Turqise ne Shqiperi, jepi dhe disa vjet dhe prite kur ti vendosin nje hene shqiponjes ne flamur. Jam, per cdo lloj informimi kulturor te mundshem, por te arrijme ne ate pike saqe prodhime me tema dhe mentalitete mesjetare te sterrmbushin oret dhe ekranet e televizioneve, ne ate pike sa njerzit te fillojne te flasin turqisht e te kete nje kategori cmimesh per serialin me te mire turk?! Ne asnje menyre!  

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.