Header Ads

Donald Trump shet Miss Universe


Pas deklaratave rraciste te Donald Trump kundrejt komunitetit meksikan ne Amerike, televizioni NBC transmetues i spektaklit Miss Universe dhe Miss USA nderpreu kontraten e transmetimit me kompanine e tij. Te njejtin shembull ndoqi dhe kanali me i madh spanjoll ne bote Telemundo. Keto vendime, vendosen ne rrezik te ardhmen e ketyre eventeve te cilat ndiqen ne bote nga me shume se gjysem miliard njerez dhe aktivizojne ne aktivitetet e tyre mbi 10.000 vajza nga mbare bota. Ne pamje te pare nje konkures bukurie, Miss Universe njihet jo vetem per nisjen e karrieres artistike te shume personazheve te njohur, por dhe per aktivitetin humanitar. Vetem ne vitin 2014 kjo organizate mblodhi mbi 4 milion dollare  per te ndihmuar organizatat huanitare si dhe shperndau bursa te shumta studimi. Me nje aktivitet te tille dhe nje histori shume vjecare, dukej mese e udhes se veprimet e fundit te pretendentit per president te Amerikes do te sillnin ndarjen me Miss Universe, te cilen ai e kishte nen pronesi prej vitesh. Keshtu ka ndodhur. Tashme Miss Universe eshte blere nga WME/IMG  nje kompani menaxhimi dhe distributimi artistik me qendra ne 25 vende te botes. Kjo do te thote se e ardhmja e Miss Universe do vazhdoje te jete e sigurte dhe pse ende nuk jane dhene detaje se ku dhe kur do te mbahet edicioni i rradhes. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.