Header Ads

Propaganda sllave e ben De Niron serb...lol Ja videoja e vertete


Propaganda serbe qellon serisht! Pas Tom Hanks, George Clooney, Sharon Stone te cilet u bene pre e lajmeve shpikura te shtypit serb si kundershtare te ceshtjes shqiptare ne Kosove (cka ata pergenjeshtruan me vone) rradhen e ka De Niro! Sigurisht qe kjo pritej , pasi shqiptaret kane vite qe thone se De Niro eshte shqiptar (cka nuk eshte e vertete), si mos ta benin dhe keta serb nga inati! Kete jave u perhap lajmi se aktori i njohur jo vetem qe eshte kundra pavarsise se Kosoves, por ka thene dhe qe eshte serb. HE? Duke ditur qe De Niro eshte nje prej aktoreve me te njohur ne Hollivud per mosdhenie te intervistave dhe nje prej me te veshtireve per tu intervistuar e mora lajmin me te qeshur dhe per te sqaruar atdhetaret e flakte ja cfare zbuluam:

Nje video e 2008, e cila eshte edituar dhe perdorur sipas interesave te shtypit serb, tregon Roberto De Niro gjate nje interviste me nje gazetar serb, duke folur per nje vizite te tijen ne Beograd. Intervista e shkurter, pritet dhe kalon ne nje pergjigje te fundit te De Niro ku ai thote "Nuk e di, ndoshta jam pjeserisht serb." Pergjigjia, duket qarte qe eshte thene me shaka dhe pasuese e ndonje pyetje te tipit ballkanesk - A ndihesh Shqiptar, turk,serb, grek blla blla blla!  Po mos u merzisni se 7 vjete me vone po ta pyesni ene laçian ndihet. Ene kshu!


Sa per dijeni. Lajme te tilla keqinformuese dhe shtremberimet qe ju behen intervistave e fjaleve te personazheve te njohur, jane pikerisht arsyeja per De Niro, gjithmone ka tentuar ti qendroj larg intervistuesve. Rasti ne fjale e verteton kete me se miri. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.