Header Ads

Seriali "Homeland" zhvillon ngjarjet ne Kosove


Prej vitesh jam nje ndjekes i rregullt i serialit "Homeland" ne Showtime, i cili eshte nje prej serialeve me te vlersuar dhe me popullore ne Amerike. Per ata te cilet nuk e kane pare, me pak fjale ju tregoj se flitet per luften e CIA kundra terrorizmit ne Amerike, Lindjen e mesme e me gjere. Pervecse nje serial televiziv, shpesh here "Homeland" dhe ju ka prire ngjarjeve apo opinioneve te momentit ne vend cka me sjell dhe tek lajmi i sotem. Ne nje prej serive te fundit te sezonit te ri, disa prej personave qe planifikojne te kryejne nje akt terrorist ne Berlin, bejne nje ndalese dhe furnizohen me armatime ne...KOSOVE! Sigurisht, eshte thjesht nje serial, nuk ka vend per paragjykime etj, etj. Keshtu mendova dhe une, por po ate jave qe ky episod u shfaq ne TV, ne Kosove u bene rreth 40 arrestime te personave qe dyshoheshin si perkrahes te ISIS midis te cileve dhe nje qe planifikoi te shperthente bombe ne "DokuFest" (burim TopChannel). Koencidence? Duke pasur parasysh se seriali eshte xhiruar muaj me pare, e skenari shkruar vitin e shkuar, po na bejne te mendojme se dicka po zihet ne Kosove e nuk eshte aspak e mire. E teksa politikanet zihen me njeri-tjetrin si femije kopshesh e ngrejne tym nepervend, keta sere kafshesh, po gjejne terrenin me te mire per te vepruar ne heshtje. Ujku tym do, e me tym se po ngrihet ne Kosove koheve te fundit, nuk po ngrihet ne asnje vend tjeter te Europes. Le te shpresojme qe jemi gabim!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.