Header Ads

Bebe Rexha dhe Nicki Minaj - No Broken Hearts - SHIKO VIDEON KETU!


Bebe Rexha sapo ka publikuar videon e kenges "No Broken Hearts" nje bashkepunim me Nicki Minaj. Ky eshte bashkepunimi i dyte i kengetareve duke tentuar gjithashtu per te dytin vit rradhazi te shenojne nje hit veror. Kenga momentalisht ka lene pas JLO (e cila gjithashtu publikoi nje videon sot) dhe gjendet ne vendin e pare te videove me te shperndara ne Twitter sipas Billboard (e ka vetem dy ore qe eshte publikuar). Gjithashtu ishte e vetmja kenge e perzgjedhur nga revista "People" si kenga hapese e sezonit te hiteve verore. Nderkohe ne turne me Ellie Goulding, Bebe Rexha gjendet ne vend te pare ne klasifikimin e Billboard ne bashkepunimin e saj me G-Eazy - "Me, Myself And I". Pervec ketyre sukseseve te njepasnjeshme ajo gjithashtu ka thyer nje rekord ne skenen e muzikes amerikane si e VETMJA kompozitore ne top40 te Billboard. Kjo per mua eshte ndoshta dhe arritja e saj me e madhe artistikisht. Fantastike! "No Broken Hearts" eshte nje kenge ritmike, e kapshme, me nje video te thjeshte e pak lozdruese, por eshte nje nga ato kenge qe kane per qellim te sjellin ne qejf nen ritmet e stines e qe besoj do te degjohet kudo kete vere. ❤️BEBE! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.