Header Ads

Per disa klikime me shume - Si i bene kengetaret shqiptare milionat?




Ka kohe qe kam dashur te shkruaj per kete teme kaq te perfolur si nga vete artistet po ashtu dhe nga media, sepse kemi qene te paret qe kemi publikuar shkrime te llojit "X video arrin X klikime ne YouTube". Yep! Te paret, atehere kur YouTube kish filluar te behej popullor ne Amerike, e ne Europe perdorej me teper DailyMotion. Ne kohet kur artistet thoshin se nuk po publikojne dot videon sepse ka difekt YouTube 😂😂😂 . Mqs Aurela Gace e rikthehu ne qender te vemnedjes serisht, vendosa te beja dhe une nje shpjegim. 

Teksa mund te kete kengetare qe blejne klikime (pavarsisht sa e pakuptimte te duket kjo), nuk mund te mohosh dot dhe suksesin e atyre qe miliona klikime i kane te verteta. Nese ti nuk vlerson x kengetar apo y artist, kjo nuk do te thote qe neper bote nuk gjenden 1 milion te tjere te cilet vdesin per ta. Nese ne kemi publikuar lajme ne lidhje me shikueshmerine e videove, kjo ka sherbyer si nje tregues i suksesit te artistit online dhe jo te suksesit te plote si artist. Ne te njejten kohe, sherben dhe si nje faktor tregues i popullaritetit te tij, duke qene se ne Shqipe nuk ka statistika si psh, per shitjen e albumeve, singlave, videove apo biletave te koncerteve. Gjithashtu, televizionet vazhdojne me propaganden e kohes se qepes dhe nuk luajne sipas kerkeses, por sipas preferencave te stafit e pronareve, qe do te thote se as nga ata nuk mund te marresh ndonje informacion te sakte ne lidhje me shikueshmerine e videove te x apo y. YouTube ka sherbyer ne menyre indirekte si nje tregues popullariteti dhe deri diku ka funksionuar. 


Po si u bene te gjithe me nje milion?

Kjo varet nga promovimi qe i bejne vetes. Shume prej artisteve me te njohur shqiptare ne nje kombinim total te fansave ne rrjetet sociale kane afro nje milion ndjekes. Mjafton qe ta luajne videon dy tre here dhe 3 milion? Kanalet muzikore ne YouTube si Arkiva etj bejne te mundur promovimin e nje videoje tek mijra shikues. Vetem arkiva ka mbi 900.000 abonues ne YouTube! BabaStars mbi 200.000 , Noizy afro 300.000 etj. Ka te bej dhe menyra sesi degjohet muzika nga fansat e gjinive te ndryshme muzikore. Grupmosha 30+ nuk e perdor internetin aq shpesh e per te njejtat arsye sa 12-25 vjecaret etj etj. Nese pershembull nje ne tre postime ne IG te Ences kane te bejne me muziken e saj, zor se gjen nje postim rreth muzikes ne 20 postime (kaq pashe) te Ledina Celos. Pra ka te bej dhe menyra si e promovon veten e tek kush. Per te mos hyre pastaj ne detaje se cfare duhet postuar e cfare nuk duhet, por Cezarit jepi Cezarin, perndryshe...

A jane shifrat e klikimeve te verteta?

Ne pergjithsi po. Po ti hedhesh nje sy kanalit te Noizy (po e marr si shembull, sepse eshte nder me te preferuarit e me te ndjekurit), do te shikosh qe klikimet ne video variojne nga 23.000, 40.000 deri ne 1 milon e 14 milion. Numri i klikimeve perkon saktesisht me hitet e tij me te suksesshme, e mesatarja per video shkon mbi 3 milion, qe duke konsideruar numrin e ndjekesve te tij vetem ne rrjetet sociale, te duket nje shifer shume e arsyeshme. E njejta gje vihet re dhe ne kanalin e Pint, BabaStars, Arkiva, Florit, Elvanes, etj. Nderkohe, perpara disa viteve, YouTube filloi ndeshkimin e kanaleve e videove te cilat rrisin numrin e klikimeve, duke i hequr nga faqja keto video e duke ju mbyllur profilet. Kjo ndodhi dhe per arsyen e sherbimit me pagese qe YouTube ofron per videot me popullore. Mbi te gjitha, artistet qe kane miliona klikime ne videot e tyre jane artiste te cilet ne menyre te vazhdueshme japin koncerte neper trojet shqiptare e diaspore dhe mbushin sallat plote. Nese ka nje prove me te madhe per suksesin e tyre eshte pikerisht kjo. 


Po ne 3 milion jemi si marrin 15 milion klikime?

Jo nuk jemi 3 milion te keqen! Vetem ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te zi e bejme nje 7+ milion pa frike. Llogarit ketu dhe disaporen dhe behemi disa-fish me shume. Llogarit dhe popullaritetin e muzikes shqiptare ne Ballkan e se fundmi dhe neper bote e shtohen dhe disa fishe te tjera. Pastaj, 3 milion shikime nuk do te thote 3 milion persona, por qe videoja eshte pare 3 milion here. 


Po sic tha Aurela, perse nje kengetar si Eros Ramazzotti ka vetem 1 milion e keta tanet miliona?

Jo tamam! Ka dhe postime (jo video) jo zyrtare te Erosit qe kapin shifren e 118 milion (Shiko Otra Como Tu) apo La Cosa Mas Bella me 61 milion. Vute re dicka? Versionet e kengeve jane ne spanjisht. Kjo per faktin se shume video muzikore italiane, franceze, gjermane etj nuk lejohen te shikohen jashte vendeve te tyre. Psh, videoja Rosa Nata Ieri, nuk figuron nese e kerkon ne YouTube ne Amerike. Po mire, Italia ka 60 milion si ka mundesi kaq pak klikime? Per te njejten arsye qe Italia ben dhe shume filma te bukur, por ka shitjen me te ulet te biletave ne kinema dhe numrin me te ulet te frekuentuesve te kinemave ne Europe. Ne nje shkrim te NYTimes, Italia permendej si nje vend me sistemin dhe shpejtesine me te dobet te internetit midis vendeve perendimore e me numrin me te ulet te perdoruesve. Ne top20 e vendeve me perdorues me te shumte te internetit, Italia si vend perendimor nuk figuron (renditet e 73). Per me teper, statistikat e perdoruesve te internetit i ka me te ulta se Shqiperia 62% me 62.7 % dhe shume me te ulet se Kosova 84% (% e popullates qe ka akses dhe perdor internetin). Se fundmi, cka une mendoj qe eshte dhe faktori kryesor qe ndikon ne shikimin e larte te videoklipeve shqiptare;  Ndryshe nga shume vende te tjera europiane, shqiptaret jashte vendit dhe nje brez apo dy me pas, vazhdojne te jene te interesuar per muziken shqiptare. Vazhdojne te shkojne ne festa shqiptare, abonohen ne kanale shqiptare. Nuk po flas ketu per moshen madhore por te rinjte, te cilet jetojne ne Amerike e degjojne Noizy e Elvanen dhe pse mund te mos kene qene asnjehere ne Shqiperi. Kjo gje nuk mund te thuhet per gjeneratat e reja italiane te cilet, me vjen keq ta them, por as nuk e dine kush eshte Eros Ramazzotti. Para pak kohesh Giovanotti ishte ketu per koncert, e duke konsideruar numrin e popullates italiane ne Nju Jork apo Nju Xhersi do mendoje nuk do gjeje bileta, por ne fakt mund ti bleje dhe tek dera. E sa per dijeni, koncertin e mbajti ne te njejten salle ku ka kenduar dhe Elvana, Flori e Dj Andy Gramm, te cilen e mbushen tej per tej. 

Dua te them... ndoshta duhet ndryshuar mendimi dhe menyra sesi e shohim me medyshje cdo sukses tonin. Ndoshta ata qe dikur ishin "me te mire" se ne, thjesht kishin akses me shume se ne. Ndoshta duhet kuptuar se talenti nuk ka kufij. Noshta si italianet, e te tjeret dhe ne po perjetojme momentin tone. Kini me shume besim dhe perqendrojuni me teper tek vlerat sesa anti-vlerat. Nuk keni perse te pergjithsoni gjithcka. Nese artistet tane arrijne te kene sukses, pa nje shtepi diskografike, menaxher profesional, P.R, agjent, avokat, stilist, asistent, promovues,shperndares muzike etj etj etj...imagjinoni c'mund te benin po ti kishin. Per kete ju heq kapelen, e pavarsisht kritikave e preferencave muzikore, nje bravo e kane te merituar. Kini pak me shume besim, tek artistet tane e tek YouTube. Eshte 2016, shiko Era Istrefin! Gjithcka mund te ndodhe! 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.