Header Ads

Top Music Awards 2016


Cfare ndodhi ne Top Awards? Asnjehere tjeter nje aktivitet muzikor me apo pa cmime shperblyese nuk ka pasur kaq shume skandale qe e ndoqen paralelisht para, pergjate dhe pas zhvillimit te tij. Nje drame me 120 akte qe ende vazhdon te luhet, e shnderroi kete aktivitet, nga nje prej eventeve me te shumpritur te vitit ne nje moment gjigand WTF. 

Nese kishte nje shenje per ate cka do te pasonte, do te ishte krahasimi dhe synimi i  Top Awards per te qene nje version shqiptar i MTV VMA. Problemi eshte se MTV ka vite qe ka vdekur, e teksa vazhdon te jete kanali muzikor me i ndjekur, nuk ka aspak peshen muzikore qe ka pasur dikur. Shumica e te rinjve rrezik as nuk e njohin se cfare eshte, pasi burimi kryesor i informacioneve muzikore ju serviret nga rrjetet sociale. Pra duke synuar te sjellin dicka moderrne, krahasimi me MTV ishte komplet i gabuar. Shenja e dyte ishte anullimi i Dua Lipes. Beyonce, le turneun dhe vjen nga Anglia ne Amerike per 24 ore qe te marre pjese ne BET Awards, por Dua nuk vjen dot nga Londra ne Shqiperi lol OK! Shenja e trete, gabimi ne emrin e nominuesve. Eshte nje event muzikor, e nuk behej fjale per nje lapsus -+ nje germe, behej fjale per heqjen e emrit te artistit kryesor LMAO! Qe ketu, organizatoret duhet te kishin shtrenguar rripin e duhej te kishin kuptuar qe dicka nuk po shkonte si duhej dhe te mundoheshin ne maksimum qe ne vazhdim te mos kishte me probleme...Keshtu u duk ne ditet pasuese, por ne naten finale gjithcka filloi te dale jashte kontrollit. Teksa oret e hapjes po afroheshin, artistet nje nga nje po konfirmonin ne profilet e tyre sociale se nuk do merrnin pjese ne kete ceremoni. Per ata qe nuk kane marre pjese ne organizimin e ndonje eventi - KJO ESHTE GJEJA ME E TMERRSHME QE MUND TI NDODHI NJE ORGANIZATORI - dhe ne cdo vend te botes nje sjellje e tille, automatikisht te shfaros nga lista e eventeve te rendesishme. Ne projekte te tilla shpenzohen aq shume leke e pune (pa llogaritur zhgenjimin e publikut dhe demin ne reputacion) saqe asnje njeri apo kompani nuk e merr persiper te harxhoj fjalet me ty, e jo me punen etj. PAVARSISHT arsyejeve e prapaskenave, te cilat ne nuk i dime dhe nuk duam ti dime sinqerisht, ne skene artisti del per publikun, per fansat qe i falenderojne gjithmone, e nese dicka nuk shkon, tregohu aq profesionist/e sa ta pertypesh nje 5 minutesh kalimi ne tapetin e kuq apo ne skene per veten  tende, per fansat, per te treguar se sa korrekt dhe sesa profesionist/e je. Pastaj veji vizen dhe mos u kthe me ne kete event. Por, keto zgjidhje te tilla nuk jane te dobishme. Ky nuk eshte nje event i nje apo dy personave, po i qindra veteve qe kane punuar per te. Eshte nje event qe te gjithe muzikdashesit mezi e presnin, sepse me ne fund dikush po mundohet te bej dicka, te shpenzoj leke per nje event nga i cili jam shume i sigurt nuk fiton mbrapsh asnje euro, duke ju dhene ne fund te fundit nje tjeter mundesi per te promovuar veten.  

Tapeti i kuq

Per here te pare me kane pelqyer pothuajse te gjithe ne tapetin e kuq. Tek lexoja disa komente per veshjet etj...AAAAAAJJJJJJ shqiptaret dhe me breke te grisura do te tregojne per Prada e Gucci.  Bllajk! Nejse, kete here pervec femrave qe ne pergjithesi gjithmone prezantohen mire dhe meshkujt nuk mbeten mbrapa. Te gjithe te rregullt, pa egzagjerime dhe cool. Nderkohe...e keni parasysh kur hypnin tek ai rrethi rrotullues? OIIII! Po mire me, ne kembe kishit ardhur nga shtepia, se u be ai rrethi zgjyre hahhahahaha! Kush i kishte ato kepucet me balte, o te shpelafte hahahaha! Po jo o vella, nuk behen dot me zor disa gjera. Organizatoret...po mire me ju nuk e dini qe cdo gje ne te zeze bie ne sy menjehere? Nuk kishte me tapet te kuq dhe per rrethin? Lol! 


Shfaqja

Pavarsisht gjithckaje, duke vlersuar ne baze te tregut dhe nivelit vendas, shfaqja ishte sukses. Ndoshta shume probleme do ishin eliminuar, nese tentohej te organizohej dicka me pak snobe dhe me aftesite e fuqite e tregut vendas. Gjithsesi tentativa, per te sjelle ne Shqiperi nje event i cili ne vendet perendimore ka kosto miliona dollaresh, e nje trupe punojsish prej mijra vetesh, them se eventi mund te cilesohet i suksesshem. Sigurisht, shume prej jush qe na lexoni po shtremberoheni etj, por ata qe punojne ne evente te tilla e kuptojne shume mire se cfare dua te them. Problemet kryesore te spektaklit qe u vune me se shumti ne pah ishin skenari dhe batutat e panevojshme, kamerat qe nuk perkojne me interpretimet dhe koreografia e performancave (nuk po flas per kercimet, por si performance ne pergjithesi). 


Hatret

Ne nuk e dime perse Noizy vendosit te mos merrte pjese ne TopFest, por batuta e Ledionit nuk ishte me vend. Ne fakt ishte aq e pakuptimte saqe, shumica e njerezve nuk e moren vesh per cfare e tha derisa Noizy vete u pergjigj ne IG. Njekohesisht dhe perzgjedhja e fjaleve te Noizyt ishte e pavend. E kuptojme qe ishte i nxehur etj, por ne raste te tilla njeriu tregon maturi. Ne e dime qe Noizy eshte me i forti, duhej te tregonte qe ishte dhe me lart se batutat e Ledionit te cilat vazhduan dhe gjate shfaqjes...YOOOO! Keto jane batuta qe behen ne kafe me miqte, e qe miqte ti kuptojne e qeshni, sepse jane thjesht batuta e asgje serioze etj, por nuk jane batuta per publikun o mik. Ndaj telespektatoret reagojne negativisht, sepse jane palidhje. Me vjen keq, por kjo eshte e verteta. Eshte tjeter gje kur ke shfaqjen tende eshte tjeter gje kur shfaqja eshte e artisteve. Normale, te gjithe te thone je me i miri, sa bukur hahahaa etj, sepse do marrin rrogen ne fund te muajit. Ne po e themi ashtu sic eshte, sepse nuk kemi interes, pervcse te shohim nje Top Awards sa me cilesor. Me pas filloj te flitej se dhe Kida ishte merzitur, nderkohe Alban Ramosaj tregoi se u ngjit ne skene vetem per fansat, qe la te kuptohej se dicka kishte ndodhur midis tij dhe organizatoreve. Beatrix Ramosaj u shpreh e ofenduar nga nje batute rreth saj, Genta Ismajli dha fakte perse kenga e saj duhej te ish nominuar, Getoarit nuk i kishin pelqyer vlersuesit, Zzap  e emeroi nje "M** Awards" pavarsisht se shume prej interpretuesve dhe te nominuarve ne Top Awards ishin bashkepunetore te tij e rradha vazhdon...Ky eshte mendimi im:
Pavarsisht gjithckaje, nje artist nuk ben muzike per te fituar cmime. Ben muzike per pasion, e kur ky pasion pranohet, kuptohet dhe vlersohet nga publiku, nuk ka nevoje per asgje tjeter.  Na u bete te gjithe si Taulanti. Doni nje kupe na te jua vizatojme nje!  Ne vend qe evente te tilla te shfrytezohen per te promovuar me tej veten, i mbushin me ankesa. Si artiste, te gjithe, me shume se cdokush tjeter, duhej ti kishin lene menjane keto ankesa dhe te festonin. Rralle ndodh qe kaq shume kengetare nga te gjitha trojet mblidhen ne te njejtin vend per te gezuar, ndaj gezoni. Gezojuni faktit qe keni nje aktivitet me shume ne vit per te marre pjese, se paraardhesit tuaj  nuk e kane pasur mundesine. E te pakten 2-3 here ne vit gezojuni faktit qe ju jepet mundesia te ngjiteni ne nje skene te mirfillte e jo podium diskoteke. Kaq kisha une! 


Cmimet

Pak a shume ne na dolen parashikimet dhe ne pergjithesi vlersimi ishte ok. Kenget e perzgjedhura kishin pak a shume te njejtin sukses, saqe sidoqe te ishte vlersimi, serisht do ishte i pranueshem. Tani, te pakenaqur ka, por le te gatuajne dhe te hane torten e tyre se kjo torte ishte per keta kesaj here. Na lodhen me keto ankesa femijesh. Ju ishit me te miret? OK! Na tregoni faturen me te ardhurat e fituara nga shitja e kenges (snap).  OOOOO Era fitoi 100 cmime, Albani 1000 cmime! Po do i fitoj o njeri i trashe, se doli nga nje prej vendeve me te  varfer te Europes dhe me kenge ne gjuhen e saj, korri sukses ne te gjithe boten. Nga Greqia ku doli #1 ne iTunes, Gjermani, France, Belgjike e deri ne Amerike ku ja luajten kengen ne televizionin kombetar perpara 15 milion vetave.  Nese nuk duhet vlersuar kjo, cka duhet? 


Ne perfundim 

Personalisht me vjen keq. Si per organizatoret dhe artistet. Te dyja palet lejuan egot e tyre qe te mbizoteronin e ne vend qe te punonin per te zgjidhur gjithcka, vendosen ti kthenin krahet njeri-tjetrit. Shqiperia ka nevoj per nje event te tille, artistet kane nevoj per nje event te tille. E nese muzika eshte pasioni juaj, keto gjera nuk eshte veshtire te lihen menjane. Me kembe te mbare vitin tjeter!


Lista e plote e fituesve 

Kida - Artist to Watch
Alban Skënderaj – Top Albania Radio Hit of the Year

Era Istrefi - Female Artist of the Year
MC Kresha - Avangard Award
NRG Band - Group of the Year
Ledri Vula & Era Istrefi - Collaboration of the Year
Ledri Vula - My Music Hit of the Year

Alban Skënderaj - Male Artist of the Year

"Bonbon" nga Era Istrefi - Song of the Year
"Hitman" nga Kapital T - Video of the Year
Noizy - Viewers Choice

Alban Skënderaj - Achievement Award


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.