Header Ads

Bebe Rexha sundon EMAs + video



Bebe Rexha beri histori me prezantimin e saj ne MTV EMAs (MTV European Music Awards) duke qene e para shqiptare e cila drejton nje event kaq te rendesishem muzikor ne shkalle boterore. Pervec kesaj, Rexha eshte e para shqiptare e cila merr 3 nominimeve ne nje ceremoni cmimesh nderkombetare dhe e para shqiptare e cila interpreton dy here ne te njejtin event nderkombetar muzikor. Pervec kesaj, Bebe mund te quhej shume mire e nominuar dhe ne kategorine e hip-hop ku ndihmoi bashkepunetorin e saj G-Eazy drejt suksesit nderkombetar me "Me Myself And I" si dhe ne kategorine Best Electronic ku ndihmoi Martin Garrix me hitin "In The Name of Love". E teksa jemi tek rekordet, Bebe eshte shqiptarja e pare e cila ka kater kenge me me shume se 200 milion klikime ne YouTube teksa eshte ne rrugen per tu bere shqiptarja e pare me nje kenge prej 1 milard shikimesh ne YouTube. Vlersimet per Bebe Rexhen, ne lidhje me performanced, drejtimin dhe prezantimin e saj skenik ishin pozitive duke filluar qe nga MTV, Billboard e deri tek Daily Mail, Telegraph etj. Ajo sundoi naten deri ne detaj, jo vetem si prezantuese e interpretuese, por dhe si kompozitore, ku disa prej kengeve te nominuara mbanin emrin e saj. Nese EMAs kete vit do kishin nje nentitull ai padyshim do te ish Bebe! 

Albumi debutues  i Bebe Rexha , "All Your Fault"  publikohet me 17 janar 2017. 
Me poshte po ju sjellim video nga performanca e Bebe ne EMAs si dhe disa foto te sajat nga ky event. 










No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.