Header Ads

Evi Reci dhe Janex ne tentative per te ndryshuar tregun muzikor vendas +video


Normalisht tregu une muzikor eshte i tejmbushur me tra la la dhe kengetare qe vuajne nga dashuria per te cilen nuk duan te ja dijne me, megjithese i kushtojne kenge. Nga te tjere kengetare qe e bejne me mire nga te gjithe apo qe kane me shume nga te gjithe apo qe ishin dhe te paret. Te njejtin tyl, te njejtat atlete, te njejtat xhinse te grisura, te njejtin ritem, e kush e kush e ban theksin me te mire prej Kosove, e kush e kush o mo trendi. Gallate o njeri gallate! Nejse, jo se nuk ka kenge te bukura, thjesht jane te harrueshme. I mbulon pluhuri pa u mbushur muaji, sepse kenga e re qe nxjerrin eshte 95% si ajo qe nxorren nje muaj me pare, po tani titulli eshte me i forte . Nese nuk te ishte mbushur mendja, tani patjeter te mbushet qe e kane seriozisht. Insistimi kthehet ne profesionalizem - Shekspir! Po kjo nuk eshte e gjithe skena muzikore shqiptare. Kjo eshte siperfaqja e cila i pergjigjet nje mase me te madhe degjuesish te cilet thjeshte duan te argetohen, qofte duke i marre seriozisht apo qofte dhe duke u tallur me keto kenge. Pertej kesaj siperfaqeje, ka artiste te talentuar te cilet prej pasionit te madh per muziken tentojne te sjellin dicka te re ne vend, eksperimentojne, konkurojne me tregun boteror dhe pse e dine shume mire qe nuk mund te presin shume ne aspektin e suksesit apo fitimit komercial nga pune te tilla. Gjithsesi, ne qarqet e ngushta artistike ku e reja dhe profesionalizmi vlersohet me shume se cdo gje tjeter, keta artiste gjejne vetveten dhe vlersimin e duhur, me shpresen se ne nje te ardhme te afert dhe ata do ti perkasin nje pjese te tregut vendas. Sot ne po ju prezantojme me videon e kenges se re te Janex dhe Dabó - Wannabe si dhe videokengen e re te Evi Reci - In My Room, dy kenge te cilat duket se po fillojne kete ndryshim ne muziken tone. A do te pasohet nga artiste te tjere? Le te shpresojme!  Dy prej videokengeve tona me te preferuara te vitit. 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.