Header Ads

Kenga Magjike - 4 seleksionimet e dyta



Festivali "Kenga Magjike" kryesisht i le per ne fund kenget me te mira e ne po shpresojme qe ky te jete rasti dhe kete vit, perndryshe...muchos problemas amigos. Pas nje muaji prezantim, kenget jane pritur vaket ne publik, e ne po mundohemi te mendojme se kush mund te jete konkurent ne javet e ardheshme, qe mund ta shpetoj magjine e kenges kete vit...hmmm 🤔



Manuel Moscati - Sonte 😎
Ndoshta Manuel mund te kete probleme ne shqiperimin e fjaleve, por kenga "Sonte" eshte formuluar ne menyre perfekte nga A tek ZH, me destinacionin per te qene nje club-hit. Fillimi na pelqeu jashtezakonisht shume, e do kishim preferuar me shume R&B sesa disko ne vazhdim, gjithsesi 👍🏻. 



Eliza Hoxha - Vendi im 😢
Eliza Hoxha ishte nje prej kengetareve me te gezueshme, e hareshme ne fillim te karrieres se saj dhe per kete publiku e adhuroi, e ndoqi, e duartrokiti, e beri te njohur. Sesi ndodhi qe me pas ajo vazhdoi te publikoj vetem kenge te cilat prekin tema te thella shoqerore, nuk e di por...Dua te them ok! Nje kenge ketu-aty, per te sensabilizuar popullin etj, por ne festival me nje kenge te tille?  Nuh! Perse e zgjodhem atehere? E Zgjodhem, sepse kenga eshte ok, thjesht e duam Elizen me dicka ndryshe. 



Rozana Radi - Ma thuaj ti 😭
Ja dhe SIA shqiptare lol. Arma me e forte e Rozanes ne skene eshte fjala dhe kenget e fundit te kengetares kane tekste shume te bukura dhe prekse, e ju e dini qe ne shqiptaret vdesim te prekemi pak ne zemer. Persa i perket muzikes, Rozana ka kater edicione qe kendon te njejten kenge - Ti s'ke zemer, Bekim, Femer. Ok! Ka stilin e saj ne rregull. Po ideja e pjesmarrjes ne nje festival eshte me sjell dicka te re, pastaj origjinalitetin e stilin mbaje pergjate vitit no problemos. 



LYNX - Gjithmone 🤔
Pavarsisht se nga frymezohen grupet e rrokut shqiptar ne fund duket qe jane te gjithe e njejta dore. Qe mesojne, shoqerohen, luajne ne te njejtat vende, sepse te gjithe ngjajne pak a shume njesoj ne krijimtarine e tyre. Kjo nuk eshte dicka e keqe, thjesht nuk eshte nje e mire e mjaftueshme. Me kete situate qe po kalon Shqiperia, qe ka kaluar Shqiperia prej vitesh, prej nje shekulli, prej pergjithmone, te pakten ne rrok ke 101 burime per tu frymezuar e per te shfryre dufin. Dua te them, nuk ka nevoj te hedhesh syte nga Amerika e viteve '80 te sjellesh nje kenge ne Shqiperine e 2016. Amerika ju ka dhene rrokun, ju bejeni tuajin. Shtoji dicka shqiptare. "Gjithmone" do ishte super, sikur te ishin eliminuar ulerimat e tepruara dhe te ishte me harmonike. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.