Header Ads

Rita Ora i futet seriozisht aktrimit



Rita Ora eshte pothuajse kudo. Kengetare, modele, drejtuese televizive, stiliste dhe me shpesh se fundmi aktore. Teksa karriera e saj muzikore ndaloi hovin pas nje mosmarrveshje me shtepine e saj diskografike, Ora nuk ndejti duarkryq, por shfrytezoi cdo mundesi te mundshme per te mbajtur lart emrin dhe biznesin e saj. Rezultatet kane qene mese te kenaqshme. Linja e veshjeve te saj per Adidas ka pasur shitje te medhaja dhe pelqimin e bleresve. E njejta gje mund te thuhet dhe per linjen e saj me Tezenis. Pjesmarrja e suksesshme ne "X Factor", "The Voice" ne Angli dhe "ANTM" ne Amerike gjithashtu kane provuar se Ora mundet qe shume mire te filloje nje karriere televizive. Se fundmi, kengetarja po shfaqet me shpesh ne ekranin e gjere. Pas nje roli te shkurter ne "The Fast And The Furious 6", ajo arriti te garantoj nje rol ne "Fifty Shades of Grey", ku do te shfaqet dhe ne dy serite pasuese "Fifty Shades Darker" (Ne kinema kete muaj) dhe "Fifty Shades Freed".  Me pas serisht nje rol i vogel ne "Southpaw" per te arritur tek "Wonderwell", nje film ne te cilin Ora ka me ne fund nje rol protagonist. Ajo interpreton ne rolin e Yanna, nje stiliste mode qe merr ne pune nje modele, motra e te ciles perfundon ne nje bote paralele etj etj etj. Eshte nje film perralle/fantazi i cili ka terhequr dhe do te terheqi vemendjen, pasi eshte dhe filmi i fundit ne te cilin ka interpretuar aktorja e njohur Carrie Fisher (Star Wars) e cila humbi jeten ne dhjetor te vitit te shkuar. Nese do te kete sukses kur te dali ne kinema me 2017, Rita Ores do ti hapen dhe dyert e Hollivudit, qe se bashku me suksesin e albumit te saj te ardhshem mund ta shnderrojne kengetaren ne nje prej personave me te fuqishem jo vetem ne Angli por dhe Amerike. Le te shpresojme! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.